Njoftim për shtyp për Helsinki 2019

Njoftim për shtyp për Helsinki 2019

Njoftim për shtyp për Helsinki 2019

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë merr pjesë në konferencën e përvitshme të EEN, që u organizua nga Dhoma e Tregtisë të Luxemburgut në datat  21-23 Tetor 2019, Helsinki, Finlandë.

Fokusi i këtij eventi është nxitja e bashkpunimeve ndëmjet partnerëve nga mbarë bota, e cila u konkretizua gjerësisht përgjatë programit të ngjeshur që filloi në ditën e parë me një seancë plenare hapesë. Gjatë ditës së parë përvec seancës hapëse, u zhvilluan sesione trajnimi të ndryshme me tematika rreth promovimit dhe asistimit të ndërmarjeve të mesme dhe të vogla.

DHTIT zhvilloi takime me disa partnerë të ndryshëm nga vende si Spanja, Italia, Turqia, Hollanda dhe Amerika Latine.

Gjatë takimit të parë me regione Piemonte, Itali, u diskutua për misione biznesi ndermjet dy institucioneve. Jemi në pritje të një emaili nga ana e tyre për të shqyrtuar mundësinë pë bashkpunim. Takimi i dytë u zhvillua me dhomën e tregtisë së Stambollit ku pati një frymë pozitive ndëmjet dy palëve pë bashkpunime të mëtejshme në misione biznesi si edhe në projekte të ndyshme.

Ditën e dytë u zhvilluan pjesa tjetër e takimeve, duke filluar me takimin me Helpdesk EEN nga Amerika Latine. Nga ta na erdhi një propozim goxha interesant për zhvillimin e trajnimeve dhe fushatave sensibilizuese lidhur me mbrojtjen e të drejtave intelektuale.

Dhoma e Tregtisë së Holandës ishte takimi i rradhës ku ata n a propozuan platformën e tyre më të re ku roli i dhomës është ndëmjetësimi i ndërmarjeve të mesme dhe të vogla me korporatat e mëdha.

Takimi i fundit u zhvillua me dhomën e tregtisë së Toledos ku u formalizua një mision biznesi ndërmjet vendeve të Ballkanit dhe Spanjës për fushën e agro-ushqimit në Maj të viti 2020.

Share this post