Njoftim për shtyp

Njoftim për shtyp

Njoftim për shtyp

Vizitë në terren

Festa e Birrës – 17 Gusht 2019 Korçë

Stafi i projektit Agroinnoeco vizitoi “Festën e Birrës”, e cila u zhvillua në Korçë, paralelisht në dy vende: afër stadiumit “Skenderbeu”  si dhe tek “Pazari i Vjetër” në datat 14-18 Gusht 2019. Eventi u vizitua në të dyja vendet nga stafi i projektit.

Festa e Birrës organizoi pesë ditë rresht eventin Festën e Birrës si dhe festoi Përvjetorin e 90-të të Birrës së Parë Shqiptare të njohur si Birra Korça duke mikpritur mijëra vizitorë shqiptarë dhe të huaj, përfshirë biznese, degustatorë profesionalë dhe birrëdashës.

Fabrika e Birrës Korça organizoi këtë event duke sjellë një shfaqje të gëzueshme dhe ofruar njëkohësisht birrën e freskët vendase “Birra Korça” të prodhuar me lëndë të parë bio, të çertifikuar dhe të njohur për shijen si dhe cilësinë e lartë.  

Vlen të përmendet se këtij eventi iu bashkëngjit edhe një Ekspozitë e birrave shqiptare dhe të huaja si dhe produkte mishi, snack etj. 

Plot stenda ishin vënë në dispozicion për vizitorët, për të provuar dhe shijuar birrën. 

Edhe restorantet përreth ofruan dhe shërbyen birrën tipike. Dhe jo vetëm birrë por edhe kulinari, një larmi produktesh lokale të shijshme e tradicionale, të përgatitura në vend. 

Share this post