Njoftim për Shtyp

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë  Tiranë në Panairin e Përgjithshëm në Elbasan; Prezantohet Projekti BIOECO – R.D.I

Njoftim për Shtyp

Workshop mbi Bioekonominë Sektoriale

25 Janar 2019, Tiranë

Një workshop me temë “Bioekonomia Sektoriale” u organizua në kuadër të projektit  “BIO-EKOnomia me Bazë Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin” nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT), adresuar sipërmarrjeve që operojnë në sektorët e prodhimit të vajit të ullirit, përpunimit të drurit dhe pularive, të cilët janë kontribues të rëndësishëm përsa i përket potencialit të biomasës.  

Workshopi u zhvillua në sallën e mbledhjeve të Dhomës me 25 Janar 2019, duke mbledhur së bashku sipërmarrës, përfaqësues ministrish, OJF-të,  autoritetet lokale dhe kombëtare, kërkues, ekspertë të fushës si dhe staf projekti.  

Workshopi u modeurua nga znj. Viola Xhindi, Drejtore e Departamentit të Projekteve, dhe znj. Elida Boshnjaku, Menaxhere e Projektit, si dhe ekspertët e hartimit të strategjisë rajonale për fushën e bioekonomisë.

Workshopi u organizua:

  • për të prezantuar dhe diskutuar mbi rëndësinë dhe impaktin e bioekonomisë, duke marrë në konsideratë potencialin sektorial në rajonin e Shqipërisë dhe shanset për zhvillimin e bioekonomisë, duke krijuar ndërgjegjësim mbi mundësitë inovatore të sipërmarrjes, dhe shembuj/praktika të mira konkrete të rajoneve të tjera.
  • për të stimuluar feedback dhe diskutim mes pjesëmarrësve mbi sfidat dhe mundësitë për investim, sjellje inovacioni në tregje.  

Gjatë workshopit,pati diskutime të gjëra. Pjesëmarrësit prezantuan rastet dhe problematikat me të cilat ata hasen në aktivitetet e tyre të përditshëm ekonomik  lidhur me menaxhimin e mbetjeve duke përmendur gjithashtu dhe pengesat/vështirësitë financiare. Nga ana tjetër, ata prezantuan disa ide për zgjidhje konkrete dhe konfirmuan gjithashtu që produktet me bazë biomasën mund të ofrojnë mundësi të reja, të rëndësishme për rajonin.

Share this post