MENAXHIMI I BNJ: FORMIMI I PUNONJËSVE
Data: 21 Shkurt 2020
Ora: 09:00 – 17:00
.
Pse duhet ndryshimi ne forcat e punes (RIF) ne Shqiperi?
RIF apo ekzistojne edhe alternativa te tjera vec largimit nga puna?
Plani i veprimit te RIF
Procedurat e RIF (kush/kur/si dhe Puna vizuale /mapping)
.
.
NIVELI I KËRKUAR I PERKUSHTIMIT:
Kandidatet – aspirante per te hyre ne Burimet Njerezore te kene patjeter nje shkollim te pergjithshme jo me poshte se niveli Bacheloir; Punonjes aktuale te BNJ ose ne funksione te ngjashme ne një nivel fillestar ose mesatar të cilët duan te bejne ne kompanite nga vijne trajnimeve te BNj si ToT.
.
ZHVILLIMI I KURSIT:
Pjesëmarrja është e limituar. Në këtë modul përfshihen forma pune interaktive të leksionit alternativ, konsultës së drejtpërdrejtë personale, (vete)testimit online dhe te dretperdrejte; punës në grup , sesione coaching gjatë takimit trajnues dhe mbështetje online (nje muaj) pas takimit trajnues përgjatë perpilimit të planit personal zhvillues per 2019 te dale nga trajnimi. Angazhimi i shpeshte ne “role play” do të reflektojë detyra specifike ne situata reale të modulit ne biznes/organizate. “Detyra e shtepise A.C.T” nga ky trajnim perben nje Plan Veprimi Zhvillues per cdo pjesemarres te targetuar te mundesojne sjelljen e ndryshimit konkret e te matshem ne manaxhimin e Burimeve Njerezore ne biznesin/ organizaten nga vjen kandidati duke synuar rritjen e efikasitetit te kandidatit dhe pasurimin e biznesit me dokumentat bazike strukturore te Burimeve Njerezore. Koha e trajnimeve është shumë intensive, me përqendrim të plotë si dhe dëfryese njëkohësisht.
.
PROGRAMI:
Elementet e nje strategjie ristrukturimi/ndryshimi sipas nevojave te kompanise dhe drejtimi i njerezve drejt suksesit
Komponentët e strukture/ strategjie te RIF
Lidhja me planin strategjik/operacional te biznesit
.
LEKTORE
Elida Motro-Iljazi Ph.D, është CEO dhe themeluese e kompanisë “EMI Coaching and Consulting”, (www.emi-cc.com) një firmë e angazhuar për përmirësimin e performancës së individëve dhe skuadrave në tregun e punës.
Elida vazhdon studimet kerkimore te doktoratures ne Vjene, Universiteti I Shkencave te Aplikuara Eisenstadt ne fushen e menaxhimit te Burimeve Njerezore.
Kjo erdhi pasi ka perfituar Certifikaten-Master nga Cornell University në New York per Studimet per Burimeve Njerëzore, si dhe Master në Marketing në Universitetin Ekonomik të Tiranës dhe nje B.A. diplomë nga Universiteti i Tiranës. Ne 2016-17 ajo ishte lektore dhe pike kontakti per Shqiperine per programin nderkombetar te qeverise suedeze per zhvillimin e sektorit privat e atij publik, program i iniciuar e zbatuar prej 15 vjetesh nga SIDA, SIPU e JARSKOG KONSULT me pjesemarres nga 5 vende te Europes.
Elida sjell më shumë se 25 vjet pervoje në trajnim, konsultim, drejtim Burimesh Njerezore, dhe përvojë menaxhuese ne një gamë të gjere industrish, organizatash, dhe sektorësh. Ekspertiza e Elidës përfshin një sërë temash, me një fokus të veçantë në programet strategjike në zhvillimin e biznesit dhe menaxhimit të performancës se njerezve.
Përveç viteve te menaxhimit te drejtperdrejte te dy bizneseve te saj, Elida ka shërbyer si Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe te Pergjegjesise se Korporates në një institucion ndërkombëtar mikrofinanciar.
Elida ofron shërbime këshilluese në tregun nderkombetar dhe rajonal ne fushën e menaxhimit strategjik të stafit te larte, zgjedhjen e zhvillimin ne pune te personelit te larte e te mesem dhe programe specifike per burimet njerezore si zhvillim te aftësive intervistuese, te mbajtjes se stafit, konsultime në karrierë, matricen e kthimit te investimit te burimeve njerezore, ne komunikim, dhe ngritjen e efektivitetit të forcës se punës, dhe rritjes se diversitetit.
Elida është ligjëruese publike dinamike dhe ka folur në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për çështje të drejtimit te biznesit dhe te burimeve njerëzore.
.
PAGESA
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 7000 leke, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte. Per t’u regjistruar plotesoni formularin e aplikimit nepermjet linkut =>
Afati i fundit për të aplikuar është data 18 Shkurt 2020.
Kontakt: Adela Myftari
Tel: +355 (0) 45800934
E-mail: adela_myftari@cci.al