Mbahet takimi i radhës në kuadër të projektit RAPPORT, theksohet rëndësia e soft skills

Mbahet takimi i radhës në kuadër të projektit RAPPORT, theksohet rëndësia e soft skills

Në kuadër të projektit RAPPORT, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian, u zhvillua takimi i radhës, i dedikuar për zhvillimin e aftësive të buta (soft skills) të pjesëmarrësve.

Gjatë takimit, ku Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë është partnere, u diskutua roli thelbësor i këtyre aftësive në komunikim, bashkëpunim dhe në aftësinë për t’u përshtatur në situata të ndryshme, si në mjedisin profesional ashtu edhe në jetën e përditshme.

Pjesëmarrësit morën pjesë edhe në punë në grupe, ku analizuan praktikat më të mira dhe ndanë përvoja konkrete mbi rëndësinë e “soft skills” në bashkëpunimin dhe menaxhimin e sfidave të ndryshme.

Takimi shërbeu për të rritur ndërgjegjësimin mbi nevojën e zhvillimit të aftësive ndërpersonale dhe për të nxitur bashkëpunimin mes pjesëmarrësve.

Me anë të projektit, RAPPORT synohet ngritja e kapaciteteve, transferimi i njohurive, digjitalizimi dhe qëndrueshmëria që lidhen me arsimin, inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Objektivi është të kontribuojë në zhvillimin e gatishmërisë së arsimit digjital në fushën e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe forcimin e lidhjeve me sektorin industrial.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.