Kryetari Jaka pret në takim ambasadorin e Katarit, diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit

Kryetari Jaka pret në takim ambasadorin e Katarit, diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z.Nikolin Jaka kishte kënaqësinë të priste sot në një takim Ambasadorin e ri të Katarit në Shqipëri, z. Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dossari.

Në një klimë miqësore dhe bashkëpunuese, diskutimet u përqëndruan në intensifikimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve dhe nxitjen e investimeve me përfitime të ndërsjella në sektorët strategjikë.

Duke u fokusuar në nisma konkrete, palët ranë dakord që prioritet për vitin e ardhshëm të jetë ndërmarrja e aktiviteteve të përbashkëta, ku u parashtruan plane për organizimin e panaireve dhe vizitave të ndërsjella në nivel të misioneve të biznesit.

Në funksion të vazhdimësisë së bashkëpunimit dypalësh, u propozua edhe nënshkrimi i një Marrëveshjeje Mirëkuptimi ndërmjet Dhomave të të dyja vendeve, si hap i parë drejt një partneriteti të frytshëm e afatgjatë.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.