Kreu i DHTIT-së, z.Jaka dhe delegacioni shqiptar i biznesit priten në takim zyrtar nga Dhoma e Tregtisë së Rio de Janeiro

Kreu i DHTIT-së, z.Jaka dhe delegacioni shqiptar i biznesit priten në takim zyrtar nga Dhoma e Tregtisë së Rio de Janeiro

Në kuadër të forcimit të marrëdhënieve ekonomike dypalëshe, u zhvillua në Rio de Janeiro takimi ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë dhe Dhomës së Tregtisë së Rio de Janeiro, Brazil.

Delegacioni shqiptar i biznesit, i cili kryesohej nga kryetari i DHTIT-së, z. Nikolin Jaka u prit nga delegacioni i biznesit të Dhomës së Tregtisë së Rio-s, nën drejtimin e Dr.Josier Marques Vilar.

Në takim u diskutuan hapa konkretë për intensifikimin e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Brazilit.

Kreu i DHTIT-së, z. Nikolin Jaka dhe homologu i tij, Dr.Josier Marques Vilar

Gjatë diskutimeve, Z. Jaka propozoi që sipërmarrja shqiptare të kishte akses të drejtpërdrejtë në sipërmarrjen braziliane duke e kthyer Shqipërinë si pikë strategjike në furnizimin e të gjithë vendeve të Ballkanit perëndimor. Në takim, u theksua gjithashtu se Shqipëria, falë aksesit të shpejtë në korridoret kryesore të transportit dhe infrastrukturës në zhvillim, ka potencial real për t’u shndërruar në një qendër shpërndarjeje për produktet që vijnë nga Brazili.

“Pozita gjeografike e Shqipërisë në Ballkan, si dhe kapacitetet e saj portuale dhe logjistike, e bëjnë Shqipërinë lider kryesor rajonal në shpërndarjen e produkteve braziliane drejt Europës Juglindore dhe tregjeve përreth”, tha ndër të tjera z.Jaka.

Takimet u zhvilluan në një frymë shumë pozitive bashkëpunimi dhe u mbështetën nga një koordinim i ngushtë institucional. Një rol të rëndësishëm luajti Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Shqipërisë në Brazil, z. Genti Bendo i cili ofroi mbështetje të plotë për realizimin e axhendës së takimeve. Gjithashtu edhe Departamenti për Marrëdhëniet me Jashtë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, të cilët kontribuan në koordinimin dhe organizimin e takimeve të biznesit në Rio de Janeiro.

Foto familjare nga takimi

Palët shprehën gatishmërinë për të konkretizuar diskutimet përmes misioneve tregtare, forumeve të përbashkëta të biznesit dhe krijimit të një platforme të strukturuar bashkëpunimi, me synim rritjen e volumit të shkëmbimeve dhe forcimin e pranisë së produkteve braziliane në rajon përmes Shqipërisë.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të partneritetit ekonomik mes dy vendeve dhe vendos një bazë të qëndrueshme për bashkëpunim afatgjatë në funksion të zhvillimit të tregtisë dhe investimeve.

Foto nga takimi

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.