Komunikimi ne Biznes
Lektore: Arlinda Çausholli
Data: 24 Prill
Ora 09:00-14:00
OBJEKTIVI
Komunikimi në biznes është një proces që kërkon një repertor të gjerë të aftësive të brendshme personale dhe ndërpersonale. Ka në thelb komunikimin pozitiv, aftësinë e të dëgjuarit, të të respektuarit, të të folurit, pyetjeve, analizës dhe vlerësimit. Përdorimi i të gjithë këtyre aftësive është vazhdimisht në zhvillim dhe duhet të jetë i njëjtë në të gjitha fushat e jetës.
Programi i Komunikimit FFF mbi Komunikimin Pozitiv, Zhvillimin Personal, Punën në Skuadër dhe Motivimin që parashikon zhvillimin e tij, ka si synim të përmirësojë të gjitha këto aftësi që përshkruhen më sipër mes punonjësve dhe bashkërendimin e përpjekjeve profesionale për një qëllim të vetëm: realizimin e një pune të suksesshme, të përbashkët dhe profesionale.
PERSHKRIMI I PROGRAMIT
Programi i Komunikimit Fit For Future (FFF), ka për qëllim të zhvillojë personalisht individin, të promovojë cilësinë e komunikimit profesional dhe njerëzor, të japë nota të mendimit pozitiv dhe të krijojë një frymë bashkëpunimi në grup. Ideja e këtij programi dhe realizimi tij u bë në zanafillë në vitin 2013 në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me punonjësit e tij dhe më pas është shtrirë në disa qytete, me dëshirën për të kontribuar dhe frymëzuar për një ditë cilësore të individëve të profesioneve të ndryshme, por që ndajnë të njëjtat dëshira e qëllime.
Në këtë Program Komunikimi kanë marrë pjesë deri tani rreth 800, individë dhe punonjës të nivelit menaxherial, administrativ dhe operacional të institucioneve private dhe shtetërore më kryesore të vendit. Programi është përqafuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, Banka Raiffeisen, TIBO TV, Intersig, Jakova Innovation Center, Universitetete, etj.
KUSH JANE PERFITUESIT
Menaxherë, nëpunës, punonjës të enteve shtetërore dhe private, studentw, etj
METODOLOGJIA
Programi ka në qendër praktikën dhe format e trajnimit interaktive që aplikohen për të patur arritje cilësore dhe efektive për secilin nga pjesëmarrësit. Skuadra do të ketë detyra, prezantime të përbashkëta dhe individuale, aktivitete në grup dhe kohë cilësore të shfrytëzimit të dijeve. Në fund të Programit shpërndahen çertifikata.
PROGRAMI
- Komunikimi Efektiv
- Të menduarit pozitiv
- Zhvillim Personal
- Puna në Skuadër
- Komunikim në Rast Konflikti
LEKTORE
Arlinda Çausholli është gazetare, publiciste dhe eksperte e njohur komunikimi, me një përvojë 20-vjeçare. Që nga viti 2006, është Drejtoreshë Komunikimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës,. Karrierën e saj e filloi në gazetari në vitin 1993 me Gazetën Shqiptare dhe më pas me agjensinë amerikane të lajmeve, Associated Press dhe gazetën Corriere della Sera duke mbuluar zhvillimet më të rëndësishme në Shqipëri në periudhën e tranzicionit të këtyre viteve. Në vitet 2003-2006 ka qenë Drejtore Komunikimi në Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Projektet e Shërbimeve (UNOPS). Eshtë diplomuar në Fakultetin Gjuhë-Letërsi dhe mban Gradën Master për Shkenca Komunikimi, si Studente e Ekselencës. Çausholli ka përvojë si pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës. Eshtë nderuar me “Çmimin e Mirënjohjes“ për kontributin që ka dhënë në jetën shoqërore dhe artistike në qytetin e Shkodrës. Eshtë autore e librit „Çizmet e Verdha“, botuar në Nëntor 2016 nga Shtëpia Botuese Toena, përmbledhje e një cikli shkrimesh në prozë, dhe së fundmi edhe folëse në plaformën ndërkombëtare TEDx, mbajtur në Matera të Italisë dhe Prishtinë.
PAGESA
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 6500 lek. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.
Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit ==> https://goo.gl/WrtZC1
Kontakt: Ornela Sulce
Tel: +355 (0) 45 800 934
E-mail: ornela_sulce@cci.al