“Inovacioni në sipërmarrje si një sfidë për rritjen e konkurrencës dhe promotor i rritjes ekonomike në kontekstin e ekonomisë digjitale”, pyetësor për biznesin

“Inovacioni në sipërmarrje si një sfidë për rritjen e konkurrencës dhe promotor i rritjes ekonomike në kontekstin e ekonomisë digjitale”, pyetësor për biznesin

“Inovacioni në sipërmarrje si një sfidë për rritjen e konkurrencës dhe promotor i rritjes ekonomike në kontekstin e ekonomisë digjitale”, pyetësor për biznesin

I nderuar sipërmarrës, anëtar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë

Këshilli i Investimeve në mbledhjen e tij të radhës do të diskutojë dhe prioritizojë rekomandime në lidhje me “Inovacionin në sipërmarrje si një sfidë për rritjen e konkurrencës dhe promotor i rritjes ekonomike në kontekstin e ekonomisë digjitale”.

Në diskutim do të trajtohen çështje që kanë të bëjnë me tre shtylla kryesore:

  • Inovacioni dhe roli i institucioneve publike për të mundësuar mirëfunksionimin e ekosistemit në mënyrë që bizneset shqiptare të absorbojnë potencialet që ofron inovacioni; 
  • Sfidat e përgatitjes së sipërmarrjes shqiptare në përballje me kërkesën për inovacion apo pamundësia për të krijuar inovacion;
  • Ndërveprimi dhe mbështetja nëpërmjet instrumenteve të ndryshëm, apo edhe donatorëve drejt inovacionit të sipërmarrjes.

Një fokus të veçantë do të kenë edhe sektorët e ekonomisë ku inovacioni tashmë ka sjellë ose mund të sillte një impuls të ri zhvillimi me synimin që bizneset shqiptare (veçanërisht SME-të) të mos mbeten vetëm konsumatore por edhe prodhuese të ekonomisë digjitale.

Linku më poshtë është një pyetësor i përgatitur nga Sekretariati i KI ku përmblidhen çështjet e trajtuara më sipër dhe do t’ju luteshim ta shpërndanit tek anëtarët tuaj për plotësim – afati 18 shkurt 2021.

https://forms.gle/jsavzSstBAWYeJBi6

Gjithashtu, në përputhje me sa më lart, do të vlerësonim bashkëpunimin tuaj si edhe përcjelljen e çdo informacioni në lidhje me sfidat e biznesit vendas apo të huaj në lidhje me aksesin në inovacion në Shqipëri, si edhe përcjelljen e problematikave të mundshme të referuara nga anëtarët tuaj apo rekomandimet e mundshme në lidhje me nxitjen e inovacionit në Shqipëri.

Duke shpresuar të gjeni pak kohë në plotësimin e këtij pyetësori dhe ngritjes së problematikave të tjera, do e vlerësonim bashkëpunimin tuaj pasi kjo na ndihmon të japim një perceptim të saktë dhe të marrim masat në kohën e duhur.

Përgjigjet mund të na i përcillni në adresën edlira_prenga@cci.al

 

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.