Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë do të zhvillojë një trajnim dyditor me temën “Financial Ratios – Profitability vs. Efficiency”, më datat 22–23 Shtator, nga ora 16:00 deri në 19:00. Trajnimi do të mbahet në gjuhën angleze dhe synon të ofrojë një kuptim të thelluar mbi raportet financiare, me fokus të veçantë në analizimin e profitabilitetit dhe efikasitetit të bizneseve. Ky aktivitet është një mundësi e vyer për profesionistët e financës, sipërmarrësit dhe të gjithë të interesuarit për të përmirësuar njohuritë e tyre në fushën e analizës financiare.
Qëllimi kryesor
Të mbështesë bizneset në marrjen e vendimeve përmes përdorimit të raporteve financiare.
Programi i Trajnimit
Dita 1: Raportet e Përfitueshmërisë
• Gross Profit Margin (GPM)
• Net Profit Margin (NPM)
• Return on Capital Employed (ROCE)
• Shembuj praktikë & llogaritje
Dita 2: Raportet e Efiçencës
• Stock Turnover
• Debtor Days
• Creditor Days
• Asset Turnover
• Shembuj praktikë & llogaritje
Metodologjia
- Ky trajnim ka për qëllim të shpjegojë ndryshimet kryesore mes raporteve financiare dhe të tregojë pse ato janë të rëndësishme për të kuptuar sa mirë po ecën një biznes.
- Do të shpjegohet se si këto raporte lidhen me njëra-tjetrën dhe si, së bashku, japin një pamje më të plotë të gjendjes financiare.
- Në fund, do të shpjegohet për mënyrën se si menaxherët dhe punonjësit mund ta përdorin këtë informacion për të marrë vendime të zgjuara dhe për të ndërtuar një drejtim të qartë për biznesin në tregun shqiptar.
Lektore: Seda Efsun – Senior Trainer & Partner, Mentor Works Consulting
Seda Efsun është një profesioniste me eksperiencë të gjerë në biznes, edukim dhe konsulencë, e njohur për qasjen e saj novatore dhe ekspertizën ndërkombëtare. Ka përfunduar studimet e avancuara në universitete prestigjioze në Turqi dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke kombinuar teorinë me përvojën praktike në kompani të mëdha dhe në fushën e arsimit si pedagoge. Si trajnere, ajo veçohet për stilin e saj motivues dhe aftësinë për të lidhur strategjitë me zgjidhje konkrete që japin rezultate. Aktualisht, si Partnere dhe Trajnere e Nivelitt ë Lartë në Mentor Works Consulting, ajo sjell përvojën e saj ndërkombëtare në Shqipëri, duke ndihmuar profesionistët dhe bizneset të jenë më konkurrues në treg.
ose
kontaktoni: Znj. Marina Pilinçi
Koordinatore e Trajnimeve
E-mail: trajnime@cci.al
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë
Rruga e Kavajës, Bld 2/2, 1001 Tirana, Albania
Tel: +355 692056426