Forum biznesi Shqipëri-Sllovaki! DHTIT pret në takim atasheun ekonomik të ambasadës sllovake
Sekretarja e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, znj. Albana Laknori priti në një takim zyrtar atasheun ekonomik pranë Ambasadës së Sllovakisë, z. Ivo Hanus.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe z. Bashkim Sykja, këshilltari ekonomik i kryetarit të DHTIT-së, z.Nikolin Jaka, znj.Ornela Gaçe, drejtoresha e eventeve dhe B2B dhe znj. Aris Tasho, drejtoresha e marrëdhënieve me jashtë.

Fokusi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.
Hanus paraqiti një propozim konkret për organizimin e një forumi biznesi Shqipëri-Sllovaki, në Tiranë në muajt prill-maj 2026. Sektorët kyç ndërtimi, ekonomia e gjelbër, IT, agro-kultura etj.
Një propozim i tillë u mirëprit nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, të cilët bën me dije se janë të hapur për të bashkëpunuar për organizimin e këtij Forumi, me qëllim krijimin e urave të komunikimit mes bizneseve shqiptare dhe atyre sllovake.

Gjithashtu, palët diskutuan edhe mundësinë e pjesëmarrjes së DHTIT-së me stendë të saj në panairet e mëdha në sektorë të ndryshëm që zhvillohen në Sllovaki.