Forum biznesi në tetor! Kryetari I DHTIT-së, z.Jaka pret në takim Ambasadoren jo-rezidente të Finlandës, znj. Pylvänäinen

Forum biznesi në tetor! Kryetari I DHTIT-së, z.Jaka pret në takim Ambasadoren jo-rezidente të Finlandës, znj. Pylvänäinen

Në ambientet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT), Kryetari z. Nikolin Jaka priti në një takim pune Ambasadoren jo-rezidente të Republikës së Finlandës në Republikën e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Saj, znj. LeenaPylvänäinen.

Gjatë takimit, Ambasadorja Pylvänäinen paraqiti një ftesë zyrtare drejtuar DHTIT-së për organizimin e një Forumi Biznesi që do të zhvillohet më 7 tetor 2025 në Tiranë. Ky forum do të përfshijë sesione të dedikuara si seminare, prezantime të profilit ekonomik të të dy vendeve, si dhe takime B2B, me fokus në sektorët me potencial më të madh bashkëpunimi.

Ambasadoren jo-rezidente të Republikës së Finlandës në Republikën e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Saj, znj. LeenaPylvänäinen

Ftesa u mirëprit nga Kryetari i DHTIT-së, z. Nikolin Jaka, i cili vlerësoi këtë nismë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes Shqipërisë dhe Finlandës. Ai theksoi se, megjithëse bashkëpunimi aktual tregtar është në nivele të ulëta, potenciali për zhvillim është i konsiderueshëm.

Ndër sektorët më me interes u veçua turizmi, IT, energjia e rinovueshme, edukimi dhe filtrimi i ujit etj.

Share this post