DHTI, Tiranë takim me Bankën Botërore për projektin CPSD: Identifikimi i sektorëve me potencial të pashfrytëzuar në ekonominë shqiptare
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë zhvilloi një takim konstruktiv me përfaqësues të Bankës Botërore në Shqipëri, në kuadër të projektit Country Private Sector Diagnostic (CPSD). Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte shkëmbimi i informacionit dhe përvojave që lidhen me zhvillimin e sektorit privat në vend.
Projekti CPSD, i ndërmarrë nga Banka Botërore, synon të identifikojë sektorët e ekonomisë shqiptare me potencial të pashfrytëzuar për investime private. Duke u mbështetur në perspektivën e investitorëve, projekti ka për qëllim të identifikojë barrierat që pengojnë investimet në sektorë me potencial zhvillimi dhe në fund do të realizojë një sërë rekomandimesh që qeveria shqiptare mund të zbatojë për të adresuar këto barriera.

Gjatë takimit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë konfirmoi gatishmërinë e saj për të kontribuar aktivisht në këtë proces, duke vënë në dispozicion të Bankës Botërore informacionet dhe të dhënat që burojnë nga kontakti i përditshëm me komunitetin e biznesit.
Ky bashkëpunim është një hap pozitiv drejt ndërtimit të politikave më të mirëorientuara dhe krijimit të një mjedisi më të favorshëm për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve në Shqipëri.