Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, vizitë studimore në Ohër për projektin 1FUTURE

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, vizitë studimore në Ohër për projektin 1FUTURE

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, si partnere e projektit 1FUTURE, pjesë e programit Erasmus+, mori pjesë në një vizitë studimore në Maqedoninë e Veriut në datat 1, 2 dhe 3 korrik 2024. Kjo vizitë shënoi përfundimin e Paketës së Punës 2 (WP2) dhe prezantimin e raportit përfundimtar të saj, duke demonstruar progresin aktual.

Në fokus të takimit ndërmjet partnerëve të projektit ishin:

  • Optimizimi i platformës 1FUTURE – https://www.1future-platform.com/ – me qëllim ndikimin afatgjatë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve, sipërmarrjeve dhe studentëve.
  • Raporti i detajuar për ngritjen e pajisjeve dhe hapësirave të reja e të favorshme të punës në universitetet partnere.
  • Leksionet mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Efiçiencën e Energjisë ishin një tjetër vlerë e shtuar.

Krahas aktiviteteve të projektit, patëm mundësinë të eksploronim edhe monumentet historike të Ohrit, duke i shtuar kësaj vizite edhe pasurimin kulturor.

Për më shumë informacion rreth projektit, vizitoni 1future.feut.edu.al

 

 

 

Share this post