Buletini DERHE | Edicioni 5 – Qershor 2026

Buletini DERHE | Edicioni 5 – Qershor 2026

Edicioni i pestë i buletinit DERHE fokusohet në bashkëpunimin e drejtpërdrejtë ndërmjet studentëve, universiteteve dhe kompanive për zgjidhjen e sfidave konkrete të industrisë.

Përmes portalit informativ të projektit, kompanitë paraqesin problematika reale, ndërsa studentët nga universitetet partnere punojnë me mbështetjen e mentorëve akademikë dhe dhomave të tregtisë për të zhvilluar zgjidhje të zbatueshme. Një nga projektet e para lidhet me optimizimin e parametrave të printimit 3D me teknologjinë FFF, me synim përmirësimin e cilësisë së pjesëve të prodhuara.

Edicioni prezanton edhe DERHE Student Hackathon 2026, ku studentë nga Tirana dhe Sarajeva zhvilluan strategji të gjelbra për dy kompani boshnjake, duke përdorur parimet ESG dhe modele të qëndrueshme biznesi. Gjithashtu, më shumë se dhjetë tema Bachelor dhe Master po zhvillohen me partnerë të industrisë dhe bashkëmentorë nga universitetet e Bashkimit Evropian. Kjo qasje u jep studentëve përvojë praktike dhe forcon lidhjen ndërmjet arsimit, kërkimit dhe sipërmarrjes.

Buletinin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun më poshtë.

NEWSLETTER5

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.