Anketë për vlerësimin e praktikave të qëndrueshmërisë mjedisore dhe të ekonomisë qarkulluese që zbatohen nga bizneset

Anketë për vlerësimin e praktikave të qëndrueshmërisë mjedisore dhe të ekonomisë qarkulluese që zbatohen nga bizneset

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka përgatitur një anketë drejtuar bizneseve, me qëllim identifikimin e nivelit të zbatimit të praktikave të qëndrueshmërisë mjedisore dhe koncepteve të ekonomisë qarkulluese.

Angazhimi juaj në plotësimin e këtij pyetësori do të ndihmojë në zhvillimin e programeve të trajnimit të përshtatura për të asistuar bizneset që të integrojnë këto  praktika në operacionet e tyre.

Duke ndarë perspektivat, përvojat dhe nevojat tuaja, ju do të kontribuoni në ndërtimin e një komuniteti biznesi më të qëndrueshëm dhe elastik.

Përgjigjet tuaja do të mbeten konfidenciale dhe informacioni që jepni do të përdoret vetëm për qëllime kërkimore.

Për të plotësuar pyetësorin, ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://docs.google.com/forms/d/1NpDm8-6E-mU-gspWzD6SpAiNVKPVUnUEprjsHF1YOXc/edit

Share this post