DHTI Tiranë merr pjesë në takimin e partnerëve të projektit RAPPORT!
📅 Më 4 nëntor 2026, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTI) mori pjesë në takimin online të partnerëve të projektit RAPPORT –, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Erasmus+.
Takimi shërbeu si një mundësi për të vlerësuar progresin e deritanishëm të projektit, për të diskutuar rezultatet e aktiviteteve të realizuara dhe për të koordinuar hapat e ardhshëm në zhvillimin e aftësive të gjelbra, digjitale dhe sipërmarrëse në arsimin dhe formimin profesional.
Gjatë diskutimeve, partnerët u fokusuan në zhvillimin e materialeve mësimore, rezultatet e trajnimeve për trajnerët, përdorimin e platformës së të nxënit online, si dhe forcimin e lidhjes ndërmjet arsimit profesional dhe tregut të punës.
🔹 Në këtë takim, DHTI Tiranë prezantoi angazhimin dhe hapat e ardhshëm për dy aktivitete të rëndësishme të projektit:
✅ T4.5 – Zbatimi i të nxënit të bazuar në punë (Work-Based Learning): Dhoma prezantoi qasjen për përfshirjen e bizneseve në aktivitete praktike, përmes vizitave studimore, analizës së rasteve konkrete dhe simulimeve të sfidave të biznesit. Këto aktivitete synojnë t’u mundësojnë pjesëmarrësve të zbatojnë njohuritë e fituara në situata reale dhe të zhvillojnë aftësi që kërkohen nga tregu i punës.
✅ T5.5 – Komuniteti Ndërkombëtar i Praktikës (Transnational Community of Practice): Organizimi i një sërë sesionesh tematike online, që do të shërbejnë si hapësira diskutimi dhe shkëmbimi përvojash ndërmjet institucioneve të arsimit dhe formimit profesional, përfaqësuesve të bizneseve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
