Tradita vazhdon! Panairi më i madh bujqësor dhe blegtoral rikthehet në Tiranë
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, do të organizojë nga data 10 deri më 12 tetor panairin më të madh bujqësor dhe blegtoral në vend, i cili do të mbahet në Sheshin “Skënderbej”, në zemër të kryeqytetit.
Ky panair synon të krijojë një platformë gjithëpërfshirëse për fermerë, blegtorë, sipërmarrës, distributorë dhe kompani të huaja, të cilët do të kenë mundësinë të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre përballë konsumatorëve shqiptarë dhe partnerëve potencialë nga rajoni dhe më gjerë.
Panairi do të shërbejë si një mundësi e shkëlqyer për të: promovuar produktet vendase, zgjeruar rrjetin e bashkëpunëtorëve dhe klientëve, krijuar lidhje të reja tregtare dhe investimesh në sektorin bujqësor dhe blegtoral.
Ky panair është tashmë një traditë që Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, e organizon prej vitesh, duke u kthyer në një ngjarje të përvitshme dhe të rëndësishme për sektorin agroushqimor shqiptar.
Për informacione të mëtejshme kontaktoni: Drejtoresha e Eventeve, pranë DHTIT-së, Znj. @ornela.gace
E mail: ornela_gace@cci.al
Nr Cel: 068 209 2858