NJOFTIM PËR VEND VAKANT​

NJOFTIM PËR VEND VAKANT​

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT ) kërkon Zyrtar/e për Komunikimin dhe Marrëdhënie me Publikun.

Kandidatët duhet të jenë:

  • Të informuar për çështjet aktuale të sipërmarrjes në Shqipëri dhe më gjerë;
  • Të aftë për të punuar brenda afateve të caktuara kohore dhe në ekip me stafin e DHTI-Tiranë;
  • Të vetëmotivuar dhe të apasionuar për gazetari të pavarur dhe të cilësisë së lartë;
  • Shumë profesional dhe të kenë një komunikim gjatë gjithë kohës kur përfaqësojnë DHTI-Tiranë;

Kriteret që duhet të plotësojë kandidati:

  • Diplomë Bachelor apo Master në një nga degët e Gazetarisë, Komunikimit Masiv, Shkencave Politike, Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Juridikut
    (apo fusha të tjera të ngjashme dhe relevante);
  • Përvojë mbi 3 vjet në gazetari ose forma të tjera të shkrimeve të publikuara;
  • Përdorim eficent të të gjitha rrjeteve sociale që disponon DHTI-Tiranë;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze në nivel komunikimi verbal dhe elektronik (zotërimi i gjuhëve të tjera përbën përparësi).

Kandidatët që plotësojnë kërkesat e lartpërmendura, janë të lutur të dërgojnë në adresën e e-mailit: sekretaria@cci.al, me subjekt “Aplikim për Gazetare”, këto dokumente:

  • CV
  • Dy shembuj të shkrimit/punës suaj
  • Një letër të shkurtër motivimi, duke shpjeguar pse ju mendoni që jeni të përshtatshëm për këtë rol
  • Dy rekomandime (rekomandimet duhen të jenë nga punëdhënësi apo mbikëqyrësi juaj së bashku me kontaktet e tyre).

Data e fundit për aplikim është 26 Shtator 2024

Për sqarime të mëtejshme, kontaktoni:
– Tel: +355 45800932;
– Email: sekretaria@cci.al
– Adresa: Rruga e Kavajës, Nd2/2, 1001 Tiranë

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.