Workshop në kuadër të projektit “Engagement”/ Rritja e angazhimit sipërmarrje-arsim

Workshop në kuadër të projektit “Engagement”/ Rritja e angazhimit sipërmarrje-arsim

Në kuadër të projektit “Engagement”, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizoi më 28 qershor 2024 një workshop me fokus kryesor identifikimin dhe trajtimin e sfidave që pengojnë angazhimin efektiv sipërmarrje-arsim në Shqipëri.

Një aktivitet dinamik dhe i frytshëm që bëri bashkë përfaqësues të komunitetit të biznesit, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, kompani shqiptare, malazeze dhe italiane që dëshmuan përvojën e tyre në këtë fushë, studentë etj.

Diskutimet u përqendruan në çështje të tilla si:

  • Forcimi i njësive të zhvillimit dhe shtrirja në nivel rajonal, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit midis sektorit privat dhe institucioneve të arsimit;
  • Sigurimi i mundësive të praktikave profesionale për studentët pranë sipërmarrjeve;
  • Zhvillimi i iniciativave që nxisin gjithëpërfshirjen e arsimit profesional, si një nevojë e domosdoshme.

Pjesëmarrësit dhanë përshtypjet dhe komentet e tyre mbi tematikat e trajtuara, si dhe ngritën rekomandime dhe propozime për përmirësimin e kurrikulave që zbatohen në arsimin profesional dhe ndërlidhshmërinë e tyre me tregun e punës.

Me qëllim përgatitjen e profesionistëve të aftë për tregun e punës, aplikimi i mësimit dual është një iniciativë që duhet të përkrahet. Një sistem, i cili krijon një fuqi punëtore të kualifikuar e që plotëson nevojat e sotme të biznesit.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.