Menaxhimi dhe Kontrolli Financiar

Trajnim: “Instrumentat financiare te BE-se per NVM-te ne Shqiperi”

Menaxhimi dhe Kontrolli Financiar

Data: 22-23 Janar

 Orari: 10:00-14:00

Qëllimi i Modulit:

Moduli synon t’u japë menaxherëve dhe specialistëve të sektorit privat njohuritë e nevojshme në fushën e menaxhimit financiar të entiteteve ekonomike dhe kontrollit të performancës për vendimet e implementuara. Njohuritë që jep ky modul janë të mjaftueshme për t’i bërë pjesëmarrësit të aftë për të kuptuar konceptet bashkëkohore në të gjithë sektorët e financave, por sidomos në menaxhimin financiar të shoqërive tregtare. Boshtin e modulit e përbëjnë çështjet integrale financiare, të tilla si: vendimet e investimeve në asete fizike e financiare, të prekshme apo të paprekshme, afatshkurtra dhe afatgjata, vendimet e financimit dhe optimizimit të burimeve financiare duke përdorur konceptet e vlerës në kohë të parasë dhe riskut.

Efektet minimale të punës me pjesëmarrësit:

  • Kuptimi logjik i koncepteve bazë të drejtimit financiar të shoqërive;
  • Kuptimi teorik dhe praktik i mënyrës së përcaktimit të flukseve monetare që gjenerojnë projektet e investimeve dhe financimeve;
  • Kuptimi teorik dhe praktik i teknikave që përdoren për përzgjedhjen e projekteve të investimeve dhe financimeve;
  • Njohja e konceptit të kostos së kapitalit dhe të strukturës financiare, si dhe aftësimi për të ndërtuar një strukturë optimale të kapitalit,
  • Kuptimi dhe përdorimi i instrumentave financiare si burime financimi dhe alternativa investimi.

Objektivat e kursit:

  • Përftimi i njohurive mbi konceptet bazë të drejtimit financiar të shoqërive,
  • Kuptimi i rëndësisë që kanë për ecurinë e shoqërisë tregtare, vendimet e investimeve afatgjata,
  • Aftësimi për të ndërtuar një buxhet optimal të kapitalit, i cili të përmbushë kërkesën për maksimizimin e pasurisë së pronarëve,
  • Aftësimi për të llogaritur me saktësi koston e kapitalit dhe koston mesatare të ponderuar të kapitalit,
  • Aftësimi për të ndërtuar një strukturë optimale të kapitalit, e cila të përmbushë kërkesën për maksimizimin e pasurisë së pronarëve,
  • Aftësimi për të kuptuar dhe implementuar indikatorët e matjes së performancës, si formë kontrolli e suksesit të kompanisë.

Metodologjia:

Gjatë zhvillimit të modulit theksi vendoset në përsëritjen, kuptimin logjik, konsolidimin e njohurive teorike të marra dhe mbi të gjitha zhvillimin e aftësisë për zbatimin praktik të tyre. Për këtë do të zhvillohen

  • Leksione interaktive;
  • Aplikim të koncepteve përmes ushtrimeve;
  • Punë në softëare kompjuterik për shtrimin e çështjeve financiare dhe zgjidhjen e shpejtë të tyre.
  • Rast studimor

Programi:

Dita 1.

Koncepte bazë të menaxhimit financiar

  • vlera në kohë;
  • risku
  • modele të vlerësimit të riskut;
  • aplikimi përmes një softëare të njohur si Microsoft Excel

Dita 2

Investimet dhe financimet afatgjata në sektorin privat

  • investimi në asete afatgjata
  • teknikat e vlerësimit të performancës financiare;
  • financimi i kapitalit të firmës
  • teknikat e nxjerrjes së kostos së ponderuar të kapitalit

Lektori:

Dr. Rinald Muça ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, dega Financë-Kontabilitet në vitin 2001, duke mbrojtur temën e diplomës “Vlerësimi i performancës së firmës përmes raporteve financiare”.

Në periudhën 2002-2004, në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës, SHBA, përfundoi Masterin për Administrim Biznesi, duke mbrojtur tezën për vlerësimin e riskut politik në Shqipëri.

Më pas, në vitin 2009 merr titullin “Doktor i Shkencave” në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, për punimin “Risku financiar në Shqipëri: Modelet e vlerësimit në tregun bankar”.

Prej 18 vitesh është pedagog i lëndëve “Drejtimi Financiar”, “Drejtimi Financiar Ndërkombëtar” dhe “Modelim financiar” në disa Universitete publike e private në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Nga viti 2012 punon si drejtues i Departamentit të Auditimit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 9000 leke.Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.

Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit ==> Formular Aplikimi

Kontakt: Ornela Sulce
Tel: +355 (0) 45 800 934
E-mail: ornela_sulce@cci.al

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.