DHTIT fton sipërmarrësit të japin rekomandime për Paketën Fiskale 2024

DHTIT fton sipërmarrësit të japin rekomandime për Paketën Fiskale 2024

Në kuadër të projektbuxhetit për vitin 2024, një vend të rëndësishëm zë paketa fiskale, e cila ndikon drejtpërdrejt në ecurinë dhe zhvillimin e veprimtarisë së sektorit privat.

Për këtë qëllim, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ju fton të ndani mendimet, propozimet dhe idetë tuaja në lidhje me Paketën Fiskale, në funksion të përmirësimit të legjislacionit dhe klimës së të bërit biznes.

Lutemi, mirëpresim mendimet tuaja deri në datën 08 Nëntor 2023 në adresën cci.tirana@cci.al

Share this post