Vizitë e kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë z.Jaka në rajonin e Marche, Itali

Vizitë e kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë z.Jaka në rajonin e Marche, Itali

Kryetari i DHTI-Tiranë, z.Nikolin Jaka zhvilloi takime të rëndësishme institucionale në rajonin e Marche-s në datat 21-22 prill 2023, saktësisht në qytetin e Ankonës, me Dhomën e Tregtisë së këtij rajoni, si edhe me Këshillin e Qarkut Rajonal të Marche-s në Ankona.
Delegacioni i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, i kryesuar nga Presidenti z.Nikolin Jaka, dhe i përbërë nga znj. Aris Tasho, drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z.Ylli Ujka, president i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqiptare në Itali, z.Albert Mecaj, përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në rajonin e Marche-s, u prit në “Palazzo delle Marche” nga delegacioni i Presidentit Latini.

Kjo vizitë pune e suksesshme u mundësua nga përfaqësuesi i DHTIT në këtë rajon, z.Albert Mecaj.
Nisur nga fakti që Shqipëria tashmë shihet si një treg me interes për rajonin e Marche-s, zv.presidenti Salvatore Giordano shprehu mbështetjen për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht në lidhje me projektet e trajnimit ndërkufitar që përfshijnë studentë dhe sipërmarrës të rinj nga të dyja vendet.
Presidenti Jaka dhe Zëvendëspresidenti Giordano nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që synon nxitjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive në të dy territoret, duke marrë përsipër vendosjen dhe ruajtjen e kontakteve dhe dhënien e informacionit të ndërsjellë për çështje të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik, veçanërisht në lidhje me politikat nxitese te investimeve dhe per zhvillimin e NVM-ve.
Gjatë takimit, u la edhe një ftesë e hapur për të mirëpritur drejtuesit e Dhomës së Tregtisë të Marche-s dhe sipërmarrësit e këtij rajoni, për të parë mundësit e vërteta të investimit në Shqipëri.

Vizita e Presidentit Jaka në Ankona u përmbyll me takimin në Këshillin e Qarkut Rajonal të Marche, ku z.Jaka u mirëprit edhe nga këshilltarja rajonale, znj.Lindita Elezi, arritjet e të cilës i përshkroi si një shembull pozitiv në përparimin e shqiptarëve në vendin fqinj duke u kthyer në modele suksesi.
“Ndërveprimi mes popujve i bazuar në nderim, respekt dhe integrim, besoj se është një vlerë në ndërtimin e të mirës shoqërore sepse ushqen një cikël të virtytshëm. Kjo është ajo që ndodhi edhe mes dy vendeve tona, të cilat sot e gjejnë veten duke bërë një hap të mëtejshëm në cilësi, së bashku, drejt të ardhmes”, u shpreh znj. Elezi.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.