Projekti “RAPPORT”, zhvillohet takimi i radhës në Bari, DHTIT prezanton gjetjet e fokus- grupit

Projekti “RAPPORT”, zhvillohet takimi i radhës në Bari, DHTIT prezanton gjetjet e fokus- grupit

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë (DHTIT) mori pjesë në takimin e zhvilluar në Bari, Itali, në kuadër të projektit “RAPPORT”.

Ky aktivitet u organizua nga Shoqata Kombëtare e Këshilluesve të Karrierës (ASNOR), partnere të këtij projekti.

Gjatë takimit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë prezantoi përpara pjesëmarrësve gjetjet e fokus-grupit të organizuar më 24 korrik në ambientet e këtij institucioni, duke ofruar një pasqyrë të detajuar të panoramës në Shqipëri.

Prezantimi nga DHTIT i gjetjeve të fokus-grupit

Takimi i zhvilluar gjatë periudhës 8-10 tetor përfshiu dy “workshop” kryesore: “Këshillimi për Karrierën në Arsimin Profesional dhe Teknik” (VET), lehtësuar nga ASNOR dhe “Vlerësimi i Mësimit Joformal: Përdorimi i Mikro-kredencialeve”, lehtësuar nga MMC.

Shqipëria mori pjesë me dy organizata përfaqësuese, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë (DHTIT) dhe DHTTI dhe Qendra Shqiptare për Edukim Përkujdesje dhe Trajnim (ACT).

Këto workshop-e ishin një hap i rëndësishëm për të përmirësuar metodat moderne të mësimit dhe trajnimit profesional.

Foto gjatë workshop-it

Si partner i besueshëm i projektit “RAPPORT”, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë konfirmon angazhimin e saj të vazhdueshëm për të mbështetur zhvillimin profesional dhe fuqizimin e fuqisë punëtore në Shqipëri, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe shkëmbimi me aktorë ndërkombëtarë në fushën e arsimit dhe biznesit.

Share this post