Nxitja e bashkëpunimit mes dy vendeve, DHTIT pret në takim zyrtar ambasadoren e Algjerisë
Sekretarja e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, znj. Albana Laknori priti në një takim zyrtar Ambasadoren e Algjerisë, rezidente në Greqi, Shkëlqesinë e Saj, znj. Zaina Benhabouche.
Takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Algjerisë. Fokusi kryesor i diskutimeve ishte identifikimi i mundësive konkrete për zgjerimin e bashkëpunimit tregtar dhe nxitjen e investimeve ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit, të dyja palët shprehën vullnetin dhe angazhimin për të intensifikuar bashkëpunimin në fusha me potencial të lartë zhvillimi, si: energjia, agrobiznesi, turizmi, teknologjia, si dhe shkëmbimet tregtare dhe kulturore.

Sekretarja e Përgjithshme vlerësoi rëndësinë e krijimit të urave të bashkëpunimit mes bizneseve shqiptare dhe atyre algjeriane, duke theksuar se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë është e gatshme të lehtësojë çdo iniciativë që shërben në këtë drejtim, sidomos në organizimin e forumeve të biznesit/B2B, panaireve dhe ekspozitave.
Nga ana e saj, Ambasadorja Benhabouche shprehu interesin e institucioneve dhe sipërmarrësve algjerianë për të eksploruar më tej tregun shqiptar dhe për të zhvilluar projekte të përbashkëta në sektorë kyç.