Në shkurt çelet sipari i panarit “Work & Study 2026”, do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë! Ja kalendari i plotë
Më 24 shkurt, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë do të çelë siparin e panairit më të madh të karrierës dhe orientimit profesional në vend, “Work & Study 2026”.
Ndalesa e parë do të jetë në Dropull, Përmet e Këlcyrë, për të vijuar më pas me Finiqin dhe përgjatë gjithë muajit shkurt-mars do të shtrihet në të gjitha qytetet e Shqipëria.
Në Tiranë, do të mbërrijë më 18-19 mars ku do të presim të gjithë të interesuarit te Pallati i Kongreseve.
Ky panair synon të krijojë ura të reja bashkëpunimi midis të rinjve, bizneseve dhe institucioneve arsimore, duke ofruar mundësi konkrete punësimi dhe informacion të detajuar mbi programet e studimit, për të sjellë tek ju ofertat më të mira në treg.
Në bashkëpunim me bizneset dhe universitetet më të mira në vend, si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), panairi “Work & Study 2026” synon të kontribuojë në zhvillimin e burimeve njerëzore dhe përputhjen e nevojave të tregut të punës me ofertën arsimore.
Në këtë event do të jenë të pranishëm: 100 biznese, 2000 vende të lira pune, mbi 30 universitete dhe institucione arsimore.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë fton të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e këtij eventi të rëndësishëm, i cili përfaqëson një mundësi reale për ndërtimin e së ardhmes profesionale dhe akademike.