Mblidhet Asambleja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë

Mblidhet Asambleja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë

Me kërkesë të Kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, z. Nikolin Jaka, më datë 27 janar 2026 u mblodh Asambleja e DHTIT-së.

Gjatë mbledhjes u miratuan pasqyrat financiare për vitin 2024, raporti i veprimtarisë së DHTIT 2025, si dhe objektivat strategjike të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë për vitin 2026.

Në këtë takim, ku ishte kuorumi i nevojshëm i anëtarëve të Asamblesë, Kryetari z. Nikolin Jaka theksoi se vizioni kryesor i DHTIT mbetet mbështetja e sipërmarrjes në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Foto nga mbledhja

Ai nënvizoi se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë do të vijojë të jetë pranë sipërmarrjes shqiptare përmes ofrimit të informacionit të specializuar, trajnimeve, projekteve konkrete, si dhe organizimit të takimeve informuese me institucionet shqiptare.

Sipas Kryetarit, qëllimi i DHTIT është të kontribuojë në përgatitjen e bizneseve shqiptare për përballimin e sfidave të një tregu europian gjithnjë e më konkurrues, duke bërë që ky proces të jetë sa më i lehtë dhe i përballueshëm për sipërmarrjen shqiptare.

Foto nga mbledhja

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.