DHTIT në prezantimin e platformës EksportOn”, kryetari z.Jaka: Eksportet, faktor kyç për zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të ekonomisë shqiptare

DHTIT në prezantimin e platformës EksportOn”, kryetari z.Jaka: Eksportet, faktor kyç për zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të ekonomisë shqiptare

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, z. Nikolin Jaka, mori pjesë në aktivitetin “EksportOn”, të organizuar nga AIDA, ku u diskutuan çështjet kyçe që lidhen me zhvillimin e eksportit shqiptar.

Gjatë fjalës së tij, z. Jaka theksoi rëndësinë strategjike të eksporteve për ekonominë e vendit. Ai nënvizoi se, për një ekonomi të vogël dhe të hapur si e jona, eksportet  janë një faktor kyç për zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

“Eksportet janë çështje kombëtare, pasi ato përcaktojnë rritjen ekonomike, punësimin, stabilitetin financiar, konkurrueshmërinë dhe pavarësinë ekonomike të vendit. Për Shqipërinë, si një ekonomi e vogël dhe e hapur, eksportet nuk janë thjesht një sektor, por një kusht për zhvillim afatgjatë”, u shpreh ndër të tjera z.Jaka. 

Në këtë aktivitet morën pjesë kryeministri z. Edi Rama, ministri i Bujqësisë, z.Andis Salla, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, z.Delina Ibrahimaj, drejtoresha e AIDA, znj. Laura Saro dhe përfaqësues të tjerë nga ministritë dhe bizneset.

Aktiviteti “EksportOn” shërbeu si një platformë e rëndësishme për diskutimin dhe promovimin e eksporteve shqiptare, duke ofruar mundësi për shkëmbimin e ideve, identifikimin e problematikave të sektorit dhe nxitjen e bashkëpunimit mes institucioneve dhe komunitetit të biznesit.

Foto nga takimi
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, ka qenë dhe do të mbetet një aktor kyç në përçimin e problematikave të biznesit pranë institucioneve shqiptare, duke luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave të sipërmarrjes dhe në forcimin e dialogut publik-privat.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.