Ftesë të bëheni pjesë e trajnimit: Si ndryshojnë rregullat e origjinës nga 1 janar 2025?
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës ju fton të merrni pjesë në trajnimin e rëndësishëm mbi rregullat e origjinës, i cili do të zhvillohet më 13-14 Janar 2025. Ky trajnim është i domosdoshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të përgatiten për ndryshimet dhe përditësimet që do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2025. Ky trajnim do t’u vijë në ndihmë bizneseve dhe eksportuesve të kuptojnë dhe zbatojnë rregullat e reja në mënyrë të saktë dhe efikase.
Trajnimi do të shqyrtojë në detaje ndryshimet që lidhen me rregullat e origjinës. Pjesëmarrësit do të njihen me shembuj konkretë dhe raste praktike të problematikave që mund të hasin gjatë zbatimit të rregullave të origjinës, duke mundësuar një kuptim të thellë dhe të detajuar të procedurave. Trajnimi do të përfshijë një metodologji praktike dhe interaktive, e cila do të mundësojë diskutime, pyetje dhe përgjigje, për t’u siguruar që çdo pjesëmarrës të ketë një panoramë të plotë të sfidave dhe mundësive që paraqesin këto rregulla.
Lektor i trajnimit do të jetë Znj. Flutura Shehi, eksperte me 25 vjet përvojë në fushën e çdoganimit (import-eksport). Znj. Shehi është gjithashtu anëtare e grupit të punës për rishikimin e Konventës Pan-Euro-Mesdhetare të Rregullave të Origjinës Preferenciale pranë Komisionit Evropian, duke sjellë një nivel të lartë ekspertize dhe njohurish për të ndihmuar bizneset të orientohen në këtë fushë.
Afati i aplikimit për regjistrim është 13 Janar 2024. Për t’u regjistruar, duhet të plotësoni formularin e aplikimit. Ky trajnim është një mundësi e shkëlqyer për të përgatitur biznesin tuaj për sfidat dhe mundësitë që sjellin rregullat e reja të origjinës që do të zbatohen nga 1 janar 2025.
📅 DATAT: 13-14 Janar
⏰ ORA: 16:00 – 18:00
Dokumenti- Formulari i aplikimit
Marina Pilinçi
Koordinatore e Trajnimeve
Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane
Rruga e Kavajes, Bld 2/2, 1001 Tirana, Albania
Tel: +355 045 800 932
E-mail: trajnime@cci.al| Web: www.cci.al