DHTIT përmbyll me sukses trajnimet në kuadër të programit “WIFI Austria”, sipërmarrjet shqiptare drejt kontratave me bizneset austriake

DHTIT përmbyll me sukses trajnimet në kuadër të programit “WIFI Austria”, sipërmarrjet shqiptare drejt kontratave me bizneset austriake

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë ka përmbyllur me sukses një tjetër cikël trajnimesh në kuadër të programit “WIFI Austria”, realizuar në bashkëpunim me Dhomë Austriake të Tregtisë (WKO –WIFI International).

Gjatë 6 ditëve të trajnimeve në Tiranë, pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin njohuri nga dy profesorët e mirënjohur, z. Maximilian Födinger dhe z. Victor Dedic.

Në këto, ditë trajnimi u trajtuan temat me tema:

“Agile Performance Check and Agile Strategy Development”, i fokusuar në aplikimin e metodologjive në menaxhimin e performancës dhe zhvillimin strategjik të bizneseve, duke ndihmuar kompanitë të përshtaten me ndryshimet dinamike të tregut.

“International Marketing – Business Communication & Negotiations”, i fokusuar në rritjen e kapaciteteve të pjesëmarrësve në marketingun ndërkombëtar, komunikimin efektiv dhe aftësitë e negociimit me partnerë të huaj.

Kulmi i këtij trajnimi ishin takimet B2B, ku bizneset shqiptare zhvilluan diskutime intensive me homologët austriakë, duke forcuar bashkëpunimin dhe avancuar drejt nënshkrimit të kontratave të reja. Pjesëmarrësit u pajisën gjithashtu certifikata zyrtare të njohura ndërkombëtarisht, të lëshuara nga WIFI Austria, të bazuara në standardet e miratuara nga Ministria e Ekonomisë së Austrisë.

Foto nga takimi
Foto nga takimi

Ky program bashkëpunimi ka nisur që nga shkurt 2009 dhe ka vijuar me sukses përgjatë viteve, duke ndihmuar bizneset shqiptare të krijojnë marrëdhënie të qëndrueshme me partnerët austriakë, të rrisin eksportet dhe të lidhin kontrata në fusha të ndryshme të ekonomisë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka patur nderin të realizojë këtë bashkëpunim, duke sjellë eksperiencën e një prej vendeve më të zhvilluara në kulturën e sipërmarrjes, sikurse është Austria, vend i biznesit “par excellence” dhe tradicionalisht i njohur për aftësitë menaxheriale.

Më poshtë gjenden të renditura kompanitë shqiptare që kanë patur sukses me bizneset austriake, duke lidhur marrëveshje dhe duke vazhduar mundësitë për bashkëpunim.

Faberti Trading Group
IRZ sh.p.k.
Stelijan Buzo
Century 21
Lady Albania
Lajthiza
Ecology Albania
Rametal
Miell Tirana
Ales Construction
Big Market
Caterina Firenze
Rametal
Farmanet
Albanian Stone Zone
Vajra Bimore Sha
Raiffaisen Bank
Allidagu
Sonnentor
Tirana Cash & Carry
Jupiteter Computer System
Mobileri Bicaku
Lady Albania

Wash Center
Hotel Lido
Egnitius
Ama Dress
K& T Associeties
Meridian Plus
Prespa Invest.
Qirjazi University
Meridian Plus High School
Europe Agency
SME Albania
Iceberg Communication
Premium ltd
Turgut Ozal Education Albanian Satellite Communications
Seas sh.p.k.
Turgut Ozal Education
Optima Legal
Eco Tour Albaia
ATC Instituti Profesional
Sole Mio
Crown Botique Hotel
Miell Tirana
Erzeni Big Market
Koka sh,p,k,
Universiteti Qirjazi

Share this post