BRE Plus si një mundësi për ndërkombëtarizimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme
Ju kujtojmë se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë do të organizojë ditën e premte, më datë 10 mars 2023, seminarin në kuadër të Projektit BRE PLUS, pjesë e programit Interreg IPA CBC.
Aktiviteti, i cili do të fillojë në orën 09:45 dhe do të përfundojë në 16:30, do të zhvillohet në sallën Onufri, Hotel Tirana Internacional.
Sipas vlerësimit të nevojave nga kompanitë shqiptare, një pjesë e rëndësishme e këtij seminari teknik do të jetë tema: “Regjimi Doganor & Procedurat Tatimore në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe rrjetëzimit me Malin e Zi dhe Italinë (Reg. Pulia)”.
Në fokus do të jetë informimi i sipërmarrjeve shqiptare mbi lehtësirat fiskale dhe doganore në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet sipërmarrjeve të shteteve të tjera të programit, si Itali dhe Mali i Zi.
Lutem për konfirmime deri ditën e mërkurë, 8 mars në fund të ditës, në adresën: aris_tasho@cci.al
Më poshtë, agjenda e plotë:[/vc_column_text]