Në shkurt çelet sipari i panarit “Work & Study 2026”, do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë! Ja kalendari i plotë
Më 24 shkurt, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë do të çelë siparin e panairit më të madh të karrierës dhe orientimit profesional në vend, “Work & Study 2026”. Ndalesa e parë do të jetë në Dropull, Përmet e Këlcyrë, për të vijuar më pas me Finiqin dhe përgjatë gjithë muajit shkurt-mars do të shtrihet në të gjitha qytetet e Shqipëria. Në Tiranë, do të mbërrijë më 18-19 mars ku do të presim të gjithë të interesuarit te Pallati i Kongreseve.