Periodic Reports
Objektivat për vitin 2023
Vlerat e realizimit të këtyre objektivave bazohen në: Bashkëpunim – Advokaci – Lidership
• Të nxitim zhvillimin e një platforme (strategjie) për zhvillimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë që t’i përgjigjet sfidave të integrimit Evropian.
• Mbështetje dhe nxitje për zhvillimin e një ekonomie prodhuese-eksportuese dhe për rritjen e punësimit
• Mbështetje për internationacionalizimin e kompanive, krijimi i lidhjeve ndërmjet kompanive dhe institucioneve si brenda dhe jashtë vendit në forma të ndryshme si (klustera, consorciume, këshilla biznesi, etj.)
• Komunikimi interaktiv me trupin diplomatik për mundësi të nxitjes së investimeve dhe promovimit të produkteve në tregun për eksport
• Lufta kundër ekonomisë informale dhe nxitjes së konkurrencës së lirë, një sfidw e domosdoshme për t’u fituar
• Rritja e eficiencës së bashkëpunimit rajonal, nxitja e hapjes tregtare të Shqipërisë, mbrojtja e sipërmarrjes prodhuese nga dumping-u dhe subvencionet që aplikojnë vendet e rajonit dhe marrja e masave kundër balancuese
• Nxitja dhe zhvillimi i arsimit e formimit profesional dhe atij “dual”, bazuar në modelet më të mira evropiane
• Panairi “Work & Study” një institucion gjithëvjetor në funksion të edukimit dhe kualifikimit, sipas kërkesave të sipërmarrjes për rekrutimin e burimeve njerëzore të biznesit
• Organizimi i seminareve dhe trajnimeve edukuese sipas nevojave të anëtarëve të dhomës dhe sipërmarrjes në tërësi
• Organizimi i praktikave profesionale, si dhe ofrimi i trajnimeve për sipërmarrësit e rinj, studentët që dëshirojnë t’i futen rrugës së sipërmarrjes
• Programe trajnimi dhe kualifikimi “tailor made”
• Më shumë vlera për anëtarësinë e Dhomës dhe rritjen e saj
• Përmirësimi i nivelit të komunikimit me anëtarësinë e saj, në nivel rajonal dhe ndërkombëtar
• Ridimensionim i promovimit të aktiviteteve të Dhomës
• Dimensioni social pjesë e pandarë e misionit të Dhomës
• Zërin e Dhomës ta kthejmë në një tribunë aktive të mbrojtjes së interesave të sipërmarrjes
• Pjesëtare aktive dhe lobim në tryezat qeveritare dhe parlamentare për interesat e biznesit
• Ofrim i alternativave për kuadrin ligjor dhe atë fiskal në nxitje të konkurrueshmërisë dhe inovacionit “pro-biznes”
• Prezencë dinamike mediatike
• Ofrim shërbime advokacie