Trajnim

📣 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ju fton në një trajnim të rëndësishëm!
🗓 Datat: 21–22 Tetor
🕓 Ora: 16:00 – 18:30
📍 Vendi: Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë
📌 Temat kryesore të trajnimit:
1️⃣ Ligji Nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”
🔹 Të ardhurat e tatueshme nga investimi për tjetërsimin e pasurive të paluajtshme
🔹 Shpenzimet dhe të ardhurat në sektorin e ndërtimit
🔹 Vlerësimi i kostos dhe çmimit të shitjes së sipërfaqeve të ndërtimit
🔹 Shpenzimet e zbritshme për tokën që shkëmbehet për ndërtim
2️⃣ Ligji Nr. 92/2014 “Për TVSH-në në Republikën e Shqipërisë”
🔹 Punimet e ndërtimit dhe proceset e mirëmbajtjes
🔹 Vlera e tatueshme e punimeve të ndërtimit
🔹 Modalitetet e zbatimit të TVSH-së në ndërtim
🔹 Personi i tatueshëm ndërtues dhe investitor
🎯 Qëllimi:
Ky trajnim synon të ndihmojë profesionistët e ndërtimit, kontabilitetit dhe financës të kuptojnë zbatimin praktik të dispozitave të reja ligjore.
👨‍🏫 Lektor: Arben Hasanaj
Drejtoria e Apelimit Tatimor – Ministria e Financave
Ekspert me përvojë të gjatë në legjislacionin tatimor dhe interpretimin e ligjeve fiskale dhe TVSH-së.