Forum ekskluziv: Zgjerimi i biznesit tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  “Mundësi, Strategji dhe Strukturë”! 

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë,  ju fton të merrni pjesë në një forum ekskluziv: Zgjerimi i biznesit tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  “Mundësi, Strategji dhe Strukturë”!
Ky aktivitet organizohet në kuadër të politikave të reja të Qeverisë Amerikane për rritjen e investimeve të huaja në SHBA dhe synon të ofrojë një panoramë të plotë mbi mundësitë për investitorët shqiptarë.
Sipas draft-agjendës , aktiviteti do të fokusohet në:
•mundësitë e investimit në SHBA
•kuadrin ligjor dhe fiskal
•procedurat për krijimin e bizneseve dhe strukturimin e investimeve
•rrugët e emigrimit për investitorët dhe drejtuesit
Folësit kryesorë:
•Altin Nonaj, ESQ. – Avokat në New York dhe lektor në Fordham University School of Law
oEkspert në investime ndërkombëtare, strukturim biznesi dhe emigracion biznesi
oFoles në SelectUSA Investment Summit 2026
•Besnik Ademi – CEO i EcoVent dhe anëtar i bordit të USA Albanian Investment Council
oSipërmarrës ndërkombëtar me aktivitet në Ballkan dhe SHBA
oFokus në investime, energji dhe lidhje ekonomike transatlantike
Aktiviteti parashikon gjithashtu prezantimin e USA Albanian Investment Council, si një strukturë që synon të mbështesë investitorët shqiptarë në SHBA.
Data 30 mars
Vendi Cci Tirana

 Për më shumë informacion, na kontaktoni
Znj. Aris Tasho; Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë dhe e Departamentit të Projekteve
aris_tasho@cci.al