Zbulo Platformën “1FUTURE Community”, një hapësirë bashkëpunimi mes universiteteve dhe bizneseve

 Zbulo Platformën “1FUTURE Community”, një hapësirë bashkëpunimi mes universiteteve dhe bizneseve

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT), si partnere në projektin 1FUTURE – Fostering University-Enterprise Collaboration for Sustainable Futures, është e lumtur të prezantojë platformën 1FUTURE Community – një hapësirë interaktive që lidh botën akademike, biznesin dhe studentët në një komunitet ndërkufitar bashkëpunimi.

Platforma është krijuar për të nxitur bashkëpunime konkrete, ide novatore dhe mundësi të reja për zhvillim profesional, duke përfshirë partnerë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi dhe Bosnja & Hercegovina.

Qëllimi i “1FUTURE Community” është të ndërtojë ura bashkëpunimi të qëndrueshme ndërmjet botës akademike dhe sektorit privat, duke krijuar një mjedis të përbashkët bashkëveprimi dhe zhvillimi. Platforma synon të ofrojë mundësi konkrete për praktika profesionale dhe punësim për studentët, të nxisë kërkimin dhe zhvillimin e përbashkët midis universiteteve dhe bizneseve, si dhe të promovojë nisma për formim dhe trajnime profesionale. Një ndër qëllimet kryesore është edhe shkëmbimi i ideve dhe zgjidhjeve inovative që kontribuojnë në përmirësimin dhe zhvillimin e sektorëve të ndryshëm ekonomikë.

Platforma “1FUTURE Community” përmban një sërë hapësirash tematike që nxisin bashkëpunimin dhe ndërveprimin mes anëtarëve të saj. Në seksionin  Joint Projects, universitetet dhe bizneset mund të zhvillojnë projekte kërkimore, zhvillimore apo inovative së bashku. Përmes Training Needs, bizneset kanë mundësi të shprehin nevojat e tyre për trajnime, ndërsa universitetet të ofrojnë zgjidhje të përshtatshme. Hapësira Internships mundëson publikimin e ofertave për praktika profesionale dhe lidhjen e kompanive me studentët e universiteteve partnere. Në  Community, anëtarët shkëmbejnë ide dhe përvoja, ndërsa në  Site Feedback mund të japin sugjerime për përmirësimin e platformës. Së fundmi,  Lounge është një hapësirë ekskluzive e dedikuar për anëtarët më aktivë dhe me nivel të avancuar pjesëmarrjeje.

Share this post