Workshopi me Doganat, Jaka: Sipërmarrja duhet të njihet mirë me procedurat doganore, sa më shumë lehtësi aq më pak probleme

Workshopi me Doganat, Jaka: Sipërmarrja duhet të njihet mirë me procedurat doganore, sa më shumë lehtësi aq më pak probleme

Workshopi me Doganat, Jaka: Sipërmarrja duhet të njihet mirë me procedurat doganore, sa më shumë lehtësi aq më pak probleme

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave organizuan me datë 19 prill 2021, workshopin “Lehtësirat Doganore për Sipërmarrjen”.

Drejtuesit e dy institucioneve pjesëmarrës në nisje të aktivitetit ndanë mendimin e përbashkët se është e nevojshme që sipërmarrja të njohë sa më mirë procedurat doganore me qëllim që të lehtësohet puna e përditshme.

 

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka u shpreh në takim se “qëllimi i këtij workshopi është rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit të biznesit, të sipërmarrësve në fushën e import-eksporteve, transportit ndërkombëtar
apo edhe agjentëve doganorë mbi mundësinë dhe benefitet nga marrja e statusit Operator Ekonomik i Autorizuar/OEA”.

Nga ana e tij drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, zoti Genti Gazheli u shpreh se “lehtësitë doganore për sipërmarrjen janë objektivi kryesor i legjislacionit, frymës dhe praktikës doganore”. Po kështu drejtori u shpreh se “tashmë janë krijuar 6 zona Doganore të Lira duke mundësuar trefishimin e kapacitetit depozitues të karburanteve nga 150 mln litra në 500 mln litra,15 magazina të reja doganore, 721 autorizime të reja për Regjimin e Përpunimit Aktiv, 899 Autorizime të reja për magazinë fiskale apo mundësinë e aplikimit on line për autorizime në portalin e-Albania”.

 

 

Share this post