WORKSHOP. “Përfshirja e kompanive shqiptare të turizmit në projektin “INNOTOURCLUST”
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në kuadër të projektit “INNOTOURCLUST”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian nën (IPA) Interreg IPA CBC Itali – Shqipëri – Mali i Zi 2014 / 2020, zhvilloi on line, në dt. 26 Mars, në orën 10:30, workshopin me temë “Përfshirjen e kompanive shqiptare të turizmit në projekt dhe firmosjen e marrëveshjes së pranimit prej tyre.
Gjatë këtij ëorkshopi online, ku morën pjese 15 kompani shqiptare të turizmit, u prezantua nga ekspertja e kontraktuar Znj. Ida Borelli, e K1 consulting Co, informacion në lidhje standardizimin e shërbimeve të INNOTOURCLUST, duke ju dhënë mundësinë këtyre kompanive të bëheshin pjesë e rrjetit ndërkombëtar të projektit dhe përfitimet që do te kishin.
Objektivi i këtij projekti është të krijojë një grup inovator të ndërmarrjeve shqiptare që punojnë në sektorin e turizmit. Të qenit pjesë e këtij grupi do të sjellë shumë përparësi për kompaninë tuaj, si:
• Vizibilitet ndërkombëtar;
• Mundësi për të marrë pjesë në një kurs trajnimi në Tiranë me ekspertë të turizmit me kohëzgjatje rreth 40 orë;
• Mundësi për të marrë pjesë në eventin final në Tiranë, në të cilin do të zhvillohen takime B2B (ndërmjet bizneseve) me blerës të mundshëm ndërkombëtarë dhe operatorë turistikë.
Për të qenë pjesë e këtij grupi turizmi Ndërkombëtar është e nevojshme të respektohen standardet minimale të kërkuara nga standardizimi i shërbimeve dhe të nënshkruhet një aplikim për të qenë pjesë e këtij rrjeti pa ndonjë angazhim financiar.
