Vlerësimi i Performancës

Vlerësimi i Performancës

Vlerësimi i Performancës

Lektore: Ph.D. Elida Motro-Iljazi

Data: 22 Nentor 2019

Ora: 09:00 – 17:00

OBJEKTIVAT DHE ÇFARË DO TRAJNOHET

Kursi “Sistemi i Vleresimit te Punes  “është nje modul 8-12-orësh interaktiviteti grupi ne seminar dhe 12-orësh interaktiviteti one-to-one online me slot-e te personalizuara sipas kerkesave gjate muajit pasardhes.

Fushat ku do të fokusohet janë

  • Burimet Njerezore  dhe Performanca (sistemi i vleresimit te punes)
  • Cikli i Performances / punes
  • Sistemi Menaxhimit te Performancës (SMP)  Parimet , procedurat e vlerësimitKrijimi i nje procesi te vleresimit te punesKriteret  e suksesit, proceset, mosdakortësiaLidhja e Performancës me shpërblimin/ format dhe procedurat
  • Zinxhiri i Vlerësimit, hallkat, pergjegjesite dhe rolet e drejtuesve(pronareve), e Burimeve Njerezore dhe punonjesve
  • Të tjera te lidhura me Vleresimin e Punes

KUSH MUND TË MARRË PJESË

  • Menaxherët, specialistët dhe cilëtdo në kompani që kryejne funksionin e BNj në kompani
  • Të punësuar të tjerë të cilët aspirojnë të përparojnë në karrierën e tyre në manaxhim të kompanisë duke fituar njohuri funksionale të manaxhimit të BNj.
  • Të papunësuar të cilët aspirojnë të futen në punë ne manaxhimin e BNj.

OBJEKTIVAT

Objektivat mësimore të këtij kursi janë që t’u japë pjesëmarrësve mundesine:

  1.   Të marrin  aftësite, shprehite e dizenjimit  e sistemit te vleresimit  të punës, si system kyc e  mbështetës per rritjen e efektivitetit  të kapitalit njerëzor në biznes, etj.   
  2. Të pajisen me instrumente, mjete specifike dhe praktike ne miniature te cdo situate të spjeguar gjate seminareve;
  3. E vazhdimesise nje mujore (te monitoruar online nga lektorja) te venjes ne praktike direkte ndryshuese ne bizneset nga vijne për te sjelle ndryshimin ne sistemin e vleresimit te performances ne biznes ose organizate

NIVELI I KËRKUAR I PERKUSHTIMIT

  • Kandidatët qe do te vijne, duhet të sigurojne qe do te ndjekin seminarin e plote (dmth 8-12 ore total);
  • Kandidatet-staf qe nuk jane ne nivelin evendimmarrjes ne biznes te kene miratimin e drejtuesit te tyre;
  • Kandidatet – aspirante per te hyre ne Burimet Njerezore te kene patjeter nje shkollim te pergjithshme jo me poshte se niveli Bacheloir; 
  • Drejtuesit aktuale te BNJ ne një nivel të përparuar të cilët mund te duan t’a marrin gjithe paketen e trajnimeve te BNj si ToT.

ZHVILLIMI I KURSIT

Pjesëmarrja është e limituar.

Në këtë modul përfshihen forma pune interaktive të leksionit alternativ, konsultës së drejtpërdrejtë personale, (vete)testimit online dhe te dretperdrejte; punës në grup (dhe/ose në lidhje me stafin përkatës në degë), sesione coaching gjatë takimit trajnues dhe mbështetje online (nje muaj) pas takimit trajnues përgjatë zbatimit të planit personal zhvillues te dale nga trajnimi. Angazhimi i shpeshte ne “role play” do të reflektojë detyra specifike ne situata reale të biznesit.

 “Detyrat e shtepise” nga ky trajnim  perben nje Plan Veprimi Zhvillues per cdo pjesemarres te targetuar te mundesojne sjelljen e ndryshimit konkret e te matshem ne manaxhimin e Burimeve Njerezore ne biznesin nga vjen kandidati duke synuar rritjen e efikasitetit te kandidatit dhe pasurimin e biznesit me dokumentat bazike strukturore te Burimeve Njerezore.

Koha e trajnimeve është shumë intensive, me përqendrim të plotë si dhe dëfryese njëkohësisht J

LEKTORI

Ph.D. Elida Motro-Iljazi[ është CEO dhe themeluese e kompanisë “EMI Coaching and Consulting”, ( www.emi-cc.com) një firmë e angazhuar për përmirësimin e performancës së individëve dhe skuadrave në tregun e punës.

Elida ka fituar Certifikaten-Master nga Cornell University në New York per Studimet per Burimeve Njerëzore, mban një Master në Marketing në Universitetin Ekonomik të Tiranës  dhe nje B.A. diplomë nga Universiteti i Tiranës. Ne 2016-17 ajo eshte lektore dhe pike kontakti per Shqiperine per programin nderkombetar te qeverise suedeze per zhvillimin e sektorit privat e atij publik, program i iniciuar e zbatuar prej 15 vjetesh nga SIDA, SIPU e JARSKOG KONSULT[ me pjesemarres nga 5 vende te Europes.

Elida sjell më shumë se 25 vjet pervoje në trajnim, konsultim, drejtim Burimesh Njerezore, dhe përvojë menaxhuese ne një gamë të gjere industrish, organizatash, dhe sektorësh. Ekspertiza e Elidës përfshin një sërë temash, me një fokus të veçantë në programet strategjike në zhvillimin e biznesit dhe menaxhimit të performancës se njerezve.

Përveç viteve te menaxhimit te drejtperdrejte te dy bizneseve te saj, Elida ka shërbyer si Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe te Pergjegjesise se Korporates në një institucion ndërkombëtar mikrofinanciar. Në këtë rol, Elida ka projektuar dhe drejtuar të gjitha aspektet e zgjerimit të kompanisë prej 80 të punësuarve në 350, në një hapësirë ​​prej pesë vjet rresht, pervoja shume te perdorshme  në zhvillimin dhe konsulencen për menaxherët dhe drejtuesit e bizneseve te ndryshme duke fokusuar kthimin e investimit ne njerez dhe ne profesionistët e Burimeve Njerezore.

Elida ndan pervoje gjithashtu si profesore e jashtme në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik për Degën e Marketingut në këtë Universitet, ku ajo lektoroi International Business, Studim tregu, dhe Marketing të Shërbimeve.

Elida ofron shërbime këshilluese në tregun nderkombetar dhe rajonal ne fushën e menaxhimit strategjik të stafit te larte, zgjedhjen e zhvillimin ne pune te personelit te larte e te mesem dhe programe specifike per burimet njerezore si  zhvillim te aftësive intervistuese, te mbajtjes se stafit, konsultime në karrierë, matricen e kthimit te investimit te burimeve njerezore, ne komunikim, dhe ngritjen e efektivitetit të forcës se punës, dhe rritjes se  diversitetit.

Elida është ligjëruese publike dinamike dhe ka folur në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për çështje të  drejtimit te biznesit dhe te burimeve njerëzore.

Ajo ofron shërbimet e saj vullnetarisht ne Shtepite e Femijes Shkollore shteterore, ne fshatrat SOS  si dhe mbështet të pastrehët e moshuar që banojnë në strehimore te drejtuara nga shteti.

PAGESA

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 60 Euro. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte. Afati i fundit për të aplikuar është data 18 nëntor 2019

Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit ==> https://goo.gl/forms/NBaMwdiJQppqnOWu2

Kontakt: Ornela Sulce

Tel: +355 (0) 45800334

E-mail: ornela_sulce@cci.al

Share this post