“Vlerësim i impaktit të pandemisë COVID-19 mbi Biznesin në Shqipëri”

“Vlerësim i impaktit të pandemisë COVID-19 mbi Biznesin në Shqipëri”

I nderuar Sipërmarrës,

Situata aktuale e emergjencës shkaktuar nga Covid-19, ka patur ndikim të paprecedentë në ekonominë e vendit, vecanërisht në aktivitetin e biznesit.

Në përgjigje të situatës dhe me synim, evidentimin urgjent dhe sa më gjithëpërfshirës të problematikave më madhore të biznesit, Sekretariati i Këshillit të Investimeve ju fton të merrni pjesë në anketën:

Link i pyetësorit:

Afati për plotësimin e tij: 19 prill 2020.

*Anketa është anonime dhe konfidenciale.*

Gjetjet, sugjerimet apo rekomandime të mundshme të rezultuara nga ky pyetësor do t’i paraqiten Qeverisë Shqiptare nëpërmjet Këshillit të Investimeve.

Gjithashtu, në përgjigje të situatës së krijuar nga COVID-19, Sekretariati ka përgatitur një përmbledhje të akteve ligjore dhe nënligjore për masat konkrete të marra, veçanërisht atyre që ndikojnë biznesin. Shkarko:.

Për përditësime të tjera na ndiqni në www.investment.com.al, ose në rrjetet socialet: Keshilli Investimeve (Facebook), Albania Investment Council (LinkedIn), ALInvestCouncil (Twitter).

Nëse hasni vështirësi në plotësimin e pyetësorit apo keni paqartësi ligjore apo rregullatore, na kontaktoni nëinfo@investment.com.al.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

Me respekt,

Sekretariati i Këshillit të Investimeve

Adresa:  Blvd. “Dëshmorët e Kombit”

                    Tirana, Albania

e-mail:      info@investment.com.al

website:   www.investment.com.al

Facebook @Albania Investment Council

LinkedIn  @Albania Investment Council

Twitter     @ALInvestCouncil

Funded by the European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) & Swiss State Secretariat for Economic Affairs (SECO)

*****

Këshilli i Investimeve është një platformë e mbështetur nga Qeveria Shqiptare, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO) për të nxitur dialogun publik – privat në kuadër të përmirësimit të klimës së investimeve në vend. Këshilli i Investimeve trajton shqetësimet kryesore të biznesit duke dhënë rekomandime direkte dhe praktike për Qeverinë për ndërhyrje ligjore dhe institucionale për të përmirësuar klimën e të bërit biznes.

Nga krijimi i tij në Prill 2015, Këshilli i Investimeve ka zhvilluar 19 mbledhje ku ka trajtuar problematikat e biznesit mbi Kontrollin Tatimor, Informalitetin dhe Sektorin Bujqësor, Zgjidhja e Mosmarreveshjeve me Administratën Publike, Incentivat për Investime, Rimbursimi i TVSH-së. etj. Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë të internetit, www.investment.com.al.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.