USIA-Beograd 27 Qershor-1Korrik

USIA-Beograd 27 Qershor-1Korrik

USIA-Beograd 27 Qershor-1Korrik

Në datat 27 Qershor-1 Korrik 2022, u zhvillua në Beograd Serbi, seminari në kuadër të projektit USIA (“University to Society Innomediaries in Albania: Co-Production of knowledge and research that matters”), financuar nga programi Erasmus+ për ngritjen e kapaciteteve për arsimin e lartë. Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë së Tiranës së bashku me partnerët e projektit morrën pjesë në këtë seminar në kuadër të zbatimit të paketës së punës WP3. Ky seminar kishte si qëllim transferimin horizontal të njohurive dhe shkëmbimit të eksperiencave midis partnerëve dhe grupeve të interesit.

Seminari i organizuar te Universiteti I Beogradit pasqyroi shembuj konkret të bashkëpunimit midis Universitetit dhe sipërmarrjeve dukë vizituar dhë qëndrat inovative të krijuara si fryt i këtij bashkëpunimi. Vlen për tu theksuar së Dhoma e Tregtisë së Tiranës së bashku me partnerët e tjerë të projektit paraqitën shembuj konkretë të bashkëpunimit të sukseshëm midis Universiteteve dhe sipërmarrjeve si dhe problematikat e hasura duke propozuar zgjidhje konkrete të cilat do të forconin më tej këtë këtë bashkëpunim. Rëndësia e këtij seminari të organizuar në Beograd ishte dhe krijimi i kontakteve të reja midis partnerëve dhe grupeve të interesit të cilat do të shërbejnë në shkëmbimin e eksperiencave në rajon për të konkretizuar projekte të përbashkëta bashkëpunimi.

Share this post