Turning contacts into contracts

Turning contacts into contracts

Turning contacts into contracts

Enterprise Europe Network ftoi ndërmarrjet e mëdha, SME-të, universitetet, institucionet e R&D, startup-et, grupimet, shoqatat, agjencitë, organizatat publike dhe private për të marrë pjesë në eventin “Kthe kontaktet në kontrata”. Kjo ishte një ngjarje online e cila ndihmoi sipërmarrësit dhe jo vetëm të rikuperonin dhe rivendosnin bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë përmes partneriteteve të biznesit, teknologjisë dhe kërkimit.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës si bashkëorganizatore e këtij eventi online ftoi anëtarët e Dhomës, si dhe shumë biznese të tjera shqiptare t’i bashkohen kësaj mundësie.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës si bashkëorganizatore e këtij eventi online ftoi anëtarët e Dhomës, si dhe shumë biznese të tjera shqiptare t’i bashkohen kësaj mundësie.

TË TAKONI PARTNERË NË GJITHË BOTËN DHE TË KRIJONI PARTNERITETE DHE ALEANCA STRATEGJIKE

TEMAT E TRAJTUARA

• SHËRBIMET TIK DHE SOFTWARE DIGJITALE
• MJEKËSIA & KUJDESI SHËNDETËSOR & FARMACEUTIKA
• MOBILJE
• USHQIM DHE PIJE
• MAKINERI

Kjo platforme eshte pa pagesë dhe rezultoi me takime dhe kontrata te suksesshme.
Takimet 20 minuta u caktuan sipas disponueshmërisë, interesave dhe qëllimeve të secilit pjesëmarrës.
Stafi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës caktoi dhe mori pjesë në shumë takime për të gjetur partnerë të rinj potencialë për klientët e saj të EEN. Pas marrjes së shumë prezantimeve nga kompanitë e huaja të interesuara, koordinatori i projektit EEN për CCIT i ndau ato menjëherë me bizneset potencialisht të interesuara.

Share this post