Tryezë diskutimi me bizneset në kuadër të “Javës Ndërgjegjësuese për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit”

Tryezë diskutimi me bizneset në kuadër të “Javës Ndërgjegjësuese për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit”

Java Ndërgjegjësuese për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit bëri bashkë sot në një tryezë diskutimi sipërmarrës, përfaqësues të institucionit të Drejtësisë dhe Shoqërisë Civile.
Një takim i rëndësishëm, i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Ministria e Drejtësisë, në të cilin u diskutua mbi të drejtat, mbrojtjen dhe aksesimin e shërbimeve për viktimat e krimit.
Kryetari i DHTIT-së, z.Nikolin Jaka theksoi gjatë fjalës së tij vullnetin dhe kontributin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë për të ndihmuar me devotshmëri në zbatimin e planit të veprimit të Strategjisë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit 2024-2030, nëpërmjet:
  • Rrjetëzimit dhe bashkëpunimit midis bizneseve anëtare, agjencive qeveritare, OJQ-ve dhe palëve të tjera të përfshira në mbrojtjen e viktimave të krimit;
  • Trajnimeve dhe ngritjeve të kapaciteteve;
  • Mobilizimit të burimeve financiare, me qëllim mbështetjen e shërbimeve dhe iniciativave në mbështetje të viktimave të krimit;
  • Ndërgjegjësimit publik dhe edukimit.
Z.Jaka propozoi gjithashtu krijimin e një fondi besimi, në shërbim të aftësimit profesional të këtij target grupi. Ky propozim u përshëndet nga ministri i Drejtësisë, z.Ulsi Manja, i cili e cilësoi biznesin një instrument të rëndësishëm për mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave të krimit në jetën sociale.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.