Transformimi i Finances
Lektor: Neritan Sota, Price Water Cooper
Data: 8 Maj
Ora: 09:00-17:00
OBJEKTIVI
Trajnimi ka si qellim njohjen me çeshtjet e lidhura me financën si nga ana organizative e departamentit, po ashtu edhe me aspektin operacional te proceseve te punës, pikave te kontrollit si edhe suportit ne sistemet e teknologjisë se informacionit.
Organizatat po fillojnë te vene theksin ne operacionet e financës dhe organizimin e departamentit si nje strukture e mirepercaktuar dhe e qarte. Per këtë, eshte e rëndësishme te kuptuarit e mënyrës se operimit te financës ne organizatat aktuale, rangu i përgjegjësive te ngarkuara përfshire edhe ato te cilat duhet te jene jashtë financës si edhe mënyrat optimale te transformimit te funksionit si brenda kompanisë, po ashtu edhe ne strukturat e kompanive te cilat operojnë si nje grup.
Gjate ketij trajnimi do te preken bazat e diagnostikimit te funksionit te financës lidhur me strukturën e organizatës si edhe strategjinë e biznesit. Trajtimi i çështjeve do te kryhet nëpërmjet shembujve praktik duke perfshire aspektet strategjik, organizacionale, operacionale si edhe teknologjike.
PERSHKRIMI I PROGRAMIT
Trendet organizative te financës tregojnë qe organizatat po shkojnë drejt ndryshimeve te cilat mundësojnë nje finance me përgjegjësi te qarta, me nje funksion eficient si edhe me kosto operative me te ulta por pa kompromentuar vlerat te cilat i ofron organizates. Kjo duke transformuar financën ne nje funksion me fokus kryesor suportin strategjik ndaj biznesit dhe duke minimizuar kohen e shpenzuar ne pune transaksionale. Keto çështje synohen te trajtohen përgjatë trajnimit duke shpjeguar metodologjinë dhe mjetet e nevojshme per nje transformim te tille.
Nje transformim i plote i financës përgjithësisht kalon përmes tre fazave kryesore:
- Permiresimi i modelit operativ. Faza e pare trajton çështjet e financës ne nivel operacional duke vendosur dhe përmirësuar politikat, organizimin dhe proceset e financës.
- Zhvillimi i fokusit ne krijimin e vlerave. Faza e dyte synon zhvillimin e financës ne partnerin e biznesit duke zhvilluar me tej kapabilitetet e financës. Kjo faze tejkalon nivelin operacional te brendshëm dhe merr orientim drejt biznesit dhe organizatës.
- Zhvillimi i dimensionit strategjik. Faza e fundit e transformimit fokusohet ne nivelin strategjik ku financa merr nje rol aktiv jo vetëm ne operacionet e brendshme te biznesit, por edhe ne çështje strategjike si menaxhimi i riskut, i investimeve, etj.
Ky program do te fokusohet kryesisht ne fazën e pare te transformimit te financës, duke qene se kjo eshte faza me e rëndësishme dhe hapi primar ne transformimin e mëtejshëm. Ne këtë mënyre, do te trajtohen çështjet teorike por te mbështetura ne shembuj praktik dhe raste studimore ne grupe si me poshtë:
- Modeli operativ i financës dhe kapabilitetet e saj. Ne kete pike do te trajtohen çështjet operacionale duke perfshire organizimin e njësisë, strategjia, politikat dhe proceset e punës. Fokus te vecante do te kete qasja ndaj përgjegjësive dhe proceseve te cilat financa i kryen rëndom por qe nuk duhet te jene përgjegjësi e saj. Metodat e dizenjimit te proceseve te punës dhe analiza e tyre do te perbeje pjesën tjetër.
- Modeli i qeverisjes. Kjo pike do te trajtoje çështjet e lidhura me organizimin e financës jo vetëm se brendshmi, por si njësi pjese e organizatës. Bashkeveprimet me njesite e tjera si IT, Shitje, Logjistike, etj do te perbejne nje pjese te rëndësishme te temës. Gjithashtu ne kete pike do te përshkruhet qasja ndaj strukturës se financës ne kompanitë te organizuara si grup. Keto janë raste me te veçanta ku sa vjen e me shume behet e rëndësishme marrja e nje vendimi drejt qendërzimit, decentralizimin apo formave te tjera te financës si “shared-service”.
- Arkitektura e sistemeve te IT dhe vlerat e shtuara ne raport me financën. Tashme financa nuk mund te konceptohet pa sistemet e informacionit. Kjo pike do te trajtoje nga ana praktike dizenjimin e strukturës se sistemeve konform strategjisë se financës dhe eficiences se kërkuar prej saj. Ne kete aspekt, do te trajtohen gjithashtu opsionet e transformimit duke përmirësuar sistemet ekzistuese ose duke implementuar sisteme te reja te ndërlidhura ne organizate.
Realizimi i programit përgjatë trajnimit do te shoqërohet ne cdo hap me shembuj konkrete dhe raste studimore ne menyre qe te arrihet ndërveprim mes pjesëmarrësve dhe praktikimi i mjeteve kryesore te përdorura ne transformimin e financës.
KUSH JANE PERFITUESIT
Trajnimi synon audiencen e menaxhereve ne pozicionet e financës po ashtu edhe nivelet e CFO.
METODOLOGJIA
Trajnimi do te kryhet ne menyre interaktive me pjesemarresit ku qasja jone do te jete si me poshte:
- Diskutim i temes
- Shtjellim i çeshtjeve teorike
- Aplikimi i çeshtjeve ne raste studimore ne grup
- Diskutim i lire
Dita 1.
1) Hyrje ne çeshtjet e transformimit te financës, perse eshte i nevojshëm dhe çfarë qëllimi ka
2) Modeli operativ i financës
3) Kapabilitetet e departamentit te financës ne vetvete po ashtu edhe ne organizate
4) Dizenjimi i proceseve te punës dhe modeli i përgjegjësive
5) Qeverisja e korporatës dhe roli i financës
6) Organizimi ne korporatat grup dhe “shared services”
7) Arkitektura e IT dhe kapabilitetet e finances
TRAJNUESI: Neritan Sota
Neritani eshte Menaxher ne praktiken tone Advisory ne PwC Shqiperise dhe Kosoves. Ai ka pervoje ne sektorin e energjitikes, sherbimet publike, te biznesit e konsumatorit, prodhim, sigurimeve, bankave dhe institucioneve publike.
Neritan ka njohuri te gjere mbi zhvillimin e strategjise. Pervoja e tij ne projekte vjen nga fusha e strategjise se korporates, menaxhimin e kategori, menaxhimin e shpenzimeve, permiresimin e procesit te biznesit, krijimin dhe matjen e modeleve te kompetences dhe TKP-se, ristrukturimi si dhe pas integrimin operacional pas bashkimit te organizatave.
Neritan ka nje diplome ne Financa / Kontabilitet ne Universitetin e Tiranes. Ai eshte gjithashtu aspirante per anetaresim te ACCA ne UK.
PAGESA
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 10000 lek. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.
Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit => https://goo.gl/forms/YxNZMRX2aLPcHcy32
Kontakt: Ornela Sulce
Tel: +355 (0) 45 800 934
E-mail: ornela_sulce@cci.al