Trajnim: Struktura e TVSH-se

Trajnim: Struktura e TVSH-se

Trajnim: Struktura e TVSH-se

Lektor: Z. Artur Papajani
Data: 12-13 Shtator

Orari: 10:00-14:00
Vendi: DHTIT

Një workshop-trajnim 2-ditor prej 4 orësh në ditë. Përdorimi i rasteve të biznesit, pjesmarrje me raste konkrete nga trajnuesit. Një qasje ku trajnuesit dhe pjesmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete. Pjesemarrja eshte e kufizuar , jo me shume se 25 pjesemarres ne cdo seance trajnuese.

QËLLIMI I PROGRAMIT TE TRAJNIMIT 

Tatimi mbi vleren e shtuar, nuk eshte vetem thjesht nje lloj taksimi.

Pjesemarresit te marrin nje informacion te plote mbi funksionimin e tatimit mbi vleren e shtuar, duke bashkerenduar shpjegimet ne rrafshin teorik dhe duke i perputhur ato me praktiken funksionuese ne Shqiperi te ketij taksimi.

KUSH MUND TE PERFITOJE

Ky trajnim do t’ju vijë në ndihmë pjesëmarrësve për të marrë njohuri se si të menaxhojnë riskun tatimor në biznes, të njohin të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesve, mënyrën se si mund dhe duhet ta mbrojnë veten si edhe çfarë duhet të dijë tatimpaguesi para kontrollit tatimor (veçanërisht për TVSH-në).

REZULTATET E PRITSHME

Ne perfundim, te trajnimit, i cili do te mbeshtete nga prezantime te hollesishme e te gjitha pjeseve perberese te mekanizmit te tatimit mbi vleren e shtuar,te arrihet qe pjesemarresit te kene krijuar formimin bazik, ne baze te te cilit te mund te aresyetojne per cdo rast qofte edhe specifik qe paraqitet ne praktike.

LEKTOR: Z. Artur Papajani

Artur Papajani, Drejtor i Shërbimit të Tatimpaguesve, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

PROGRAMI:

  • Objekti e fusha e zbatimit
  • Personi i tatueshem
  • Furnizimet e tatueshme
  • Vendi i furnizimit
  • Kërkushmeria / momenti i furnizimit
  • Vlera e tatueshme
  • Shkalla tatimore
  • Përjashtimet
  • Kreditimi i tatimit
  • Detyrime të personit të tatueshëm
  • Regjime të veçanta
  • Përvoja ndërkombëtare

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 70 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit. Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.

Per tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit ==> Formular Aplikimi

KONTAKT

Znj.Ornela Sulçe / Kordinatore Trajnimesh
Tel: + 355 (0) 45 800 934
E-mail:
ornela_sulce@cci.al

Rr:Kavajës, nd.2/2
1001 Tiranë/Shqipëri

Share this post