Trajnim Rregjimet Doganore dhe Deklarimi i Mallrave në Doganë
I nderuar Sipërmarrës!
Dhoma e Tregtisë & Industrise Tiranë në bashkëpunim me DPD (Drejtorine e Përgjithshme të Doganave), organizon trajnimin me temë”
Rregjimet Doganore dhe Deklarimi i Mallrave në Doganë
Datë: 18-19 Janar
Ora 16:00-19:00
Ky trajnim vjen si rezultat i bashkepunimit që Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës (DHTIT) ka me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të prezantimit në lidhje me ndryshimet që sjell kodi i ri, zhdoganimin lokal, deklarimin e mallrave, rregjimet e posaçme dhe procedurat e thjeshtezuara doganore.
Sipërmarrësit do te njihen me:
1. Rregjimet e Posaçme
a. Rregjimet e Perpunimit Aktiv
b. Rregjimin e Magazines Doganore
c. Rrgjimin e Lejimit te Pëekohshëm
2. Deklarimin e Mallrave në Doganë
Përmes këtij Trajnimi ata do të njihen me “Procedurat Doganore”, në lidhje me Regjimet Doganore dhe deklarimin e mallrave, që përmbajnë dhe të rejat e kodit doganor në lidhje me to.
Zbatimin praktik të RPA -RMD-se dhe RLP-së, aplikimin nëpërmjet E-Albania, kushtet, garantimin,mënyrën se si do të bëhen rakordimet me doganën, mbyllja e nje regjimi etj.
Metodologjia
Praktike / Shembuj konkretë sipas profileve te bizneseve pjesëmarrëse
Lektore
Trajnuesja do te jete Znj. Lindita Hyka (Zita), eksperte prane DPD , për Procedurat e thjeshtëzuara doganore, Rregjimet.
Afati i Aplikimit
17 Janar 2022
Për më shumë informacion rreth programit të ketij trajnimi klikoni:
Për më shumë informacion rreth Formularit të Aplikimit klikoni:
Programi Procedurat e thjeshtezuara doganore.
Ju faleminderit!
Per me shume informacion, ju lutem na kontaktoni:
Me respekt
Ajsela TELI
Drejtuese e Trajnimeve
Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane
Rruga e Kavajes, Bld 2/2
1001 Tirana, Albania
Tel: +355 (0) 45 800 934 | Cel: +355 69 9712964
E-mail: ajsela_teli@cci.al|
Ëebsite : www.cci.al