Trajnim: Proçedurat E Thjeshtuara Doganore sipas MTL-ve

Trajnim: Fit fur Future / Program Komunikimi

Trajnim: Proçedurat E Thjeshtuara Doganore sipas MTL-ve

Lektore: Znj. Flutura Shehi
Data: 7-8 Qershor 2018
Orari: 16:00-19:00
Vendi: DHTIT

 

QËLLIMI I PROGRAMIT TE TRAJNIMIT 

Njohja me ndryshimet e koditit te ri doganor ne lidhje me deklarimin e mallrave ne dogane dhe format e deklarimit, procedurat e thjeshtuara doganore dhe ndryshimet ne regjimet doganore. Informimi i operatorëve ekonomik mbi rregullat e origjinës së mallrave, me qëllim zbatimin sa më të tyre pë të përfituar maksimalisht më pas nga preferencat që ofrohen nga Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë që vendi ynë zbaton si edhe nga sistemi i preferencave të përgjithshme.

KUSH MUND TE PERFITOJE

Ftohen të aplikojnë përfaqësues biznesesh, importuese dhe eksprotuese në rajon dhe në vendet e komunitetit evropian,  si edhe individë,  të cilët kanë dëshirë të zhvillojnë më thellë njohuritë e tyre dhe të japin kontribut në forcimin e mëtejshëm të legjislacionit doganor.

METODOLOGJIA

Ftohen të aplikojnë përfaqësues biznesesh, importuese dhe eksportuese në rajon dhe në vendet e komunitetit evropian,  si edhe individë,  të cilët kanë dëshirë të zhvillojnë më thellë njohuritë e tyre dhe të japin kontribut në forcimin e mëtejshëm të legjislacionit doganor.

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 50 Euro.Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.

LEKTORE: Znj. Flutura Shehi

Flutura Shehi, Përgjegjëse e Sektorit të Origjinës dhe anëtare e grupit të punës për rishikimin e rregullave të Konventës PEM.

PROGRAMI:

  • Hyrje në Kodin e Ri të Unifikuar të Doganave (UCC) dhe rëndësia e tij.
  • Funksionimi Kodit, aktet dhe amendamentet për implementimin e tij
  • Ndryshimet dhe arritjet kryesaore (raste praktike)
  • Sistemi i thjeshtuar i proçedurave doganore sipas ligjit të Bashkimit Europian dhe marrëveshjet ndërkombëtare preferenciale
  • Bazat për marrjen e statusit tv AEO dhe kushtet për përdorim të thjeshtuar të procedurave
  • Magazinimi i përkohshem i mallrave dhe garancia doganore
  • Struktura, logjistika dhe përdorimi i proçedurave të thjeshtuara, në fushat e import eksportit
  • Procedurat e veçanta doganore (dërgesa, magazina doganore, përpunimi)
  • Zhdoganimi i centralizuar i mallrave, kur dhe sa më shpejt të jetë e mundur
  • Vetëmonitorimi dhe vetëdeklarimi, thjeshtimi i produktit më të mirë
  • Këshilla për kompanitë shqiptare dhe si të implementohen këto parime

Dita 1.

  • Origjina e mallrave.
  • Provat e origjines
  • Eksportuesi i miratuar
  • Deklarata e furnitorit

Dita 2.

  • Inforacionet Detyruese {IDT & IDO)
  • Operatoret Ekonomik te Autorizuar

 

KONTAKT 

Znj.Ornela Sulçe / Kordinatore Trajnimesh
Tel: + 355 (0) 45 800 934
E-mail:
ornela_sulce@cci.al

Rr:Kavajës, nd.2/2
1001 Tiranë/Shqipëri

Share this post