Trajnim Planifikimi Strategjik Financiar

Trajnim Planifikimi Strategjik Financiar

Trajnim Planifikimi Strategjik Financiar

Planifikimi Strategjik Financiar

Lektor : Arlind Rama

20-21 Qershor

 

1. Objektivi

Objektivi i këtij programi trajnimi është trajtimi i koncepteve dhe parimeve të financave korporative në mënyrë interaktive. Shembuj diskutimi do të jenë pjesë e programit për të nxitur angazhimin aktiv të pjesëmarrësve në situata në planifikimit strategjik financiar.

 

2. Përshkrimi i Programit

Programi do të mbështetet në praktikat më të mira ndërkombëtare duke i kushtuar një vëmendje të dedikuar sfidave kryesore me të cilat përballet biznesi në planifikimin strategjik financiar siç janë:

– kostoja e kapitalit
– perdorimi me efektivitet i levave financiare
– administrimi i likuiditetit
– risku financiar

 

Kush janë përfituesit

Përfituesit e trajnimit do të jenë anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

 

3. Metodologjia

· Prezantim i anës teorike të standardeve korporative mbi planifikimin financiar
· Diskutimi i rasteve konkrete nga bota e financës ndërkombëtare

 

4. Programi

Programi i synuar do të jetë i përqendruar brenda një ditë dhe do të përmbajë temat e mëposhtme:

 

– Seksioni 1: Struktura e kapitalit dhe politika e qeverisjes financiare të korporatës.
– Seksioni 2: Menaxhimi i riskut financiar
– Seksioni 3: Administrimi efektiv i likuiditetit
– Seksioni 4: Dividentët dhe politika te shpërndarjes
– Seksioni 5: Mënyrat dhe burimet e financimit
– Diskutime mbi raste studimore nga financat ndërkombëtare.

 

5. Trajnuesi

 

BIO
Arlind Rama

Arlindi është menaxher i shërbimeve të konsulencës pranё PwC Albania and Kosovo.
Ka shёrbyer si Kёshilltar teknik i Kryeministrit pergjegjes per menaxhimin e Prioritetin e Qeverisё pёr Punёsimin dhe Rritjen Ekonomike. Para se t’i bashkohej kabinetit tё Kryeministrit, Arlindi ka punuar si ekonomist tek Departamenti i Kёrkimeve nё Bankёn e Shqipёrisё me specializim nё projektime makroekonomike dhe analiza tё modelimit financiar dhe ekonomik. Interesat e tij profesionale pёrqёndrohen nё hartimin dhe zbatimin e politikave te korporatave, politikёn fiskale dhe monetare, tregjet financiare, investimet strategjike dhe menaxhimin e financave publike. Njё kontribues I Rosa&Roubini Associates dhe Qёndrёs Kёrkimore pёr Evropёn Juglindore tё London School of Economics,

Arlindi mban nje Master Shkencor nё Ekonomi Financiare nga City University London, dhe eshte Humphrey Fulbright Alumni ne Dizenjim Politikash, Humphrey School of Public Affairs, Universiteti i Minnesota-s. Ai eshte diplomuar nё Financё dhe ёshtё doktorant ne Universitetin e Tiranёs. Lektor i angazhuar ne fushen e drejtimit financiar dhe menaxhimit te riskut.

 

Për më shumë informacion dhe për tu rregjistruar ju lutem lexoni bashkangjtur:

Formular-Aplikimi-Planifikimi Strategjik

CCIT_Program-Planifikimi-Strategjik-Financiar

 

Ju faleminderit!

Me respekt!

 

Ajsela TELI

Drejtuese Trajnimesh
Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane
Rruga e Kavajes, Bld 2/2
1001 Tirana, Albania
Tel: +355 (0) 45 800 934 | Cel: +355 69 9712964
E-mail: ajsela_teli@cci.al| web: www.cci.al

Share this post