Trajnim: “Përfitimet e Biznesit nga projektet e Koncensionit dhe Partneritetit Publik Privat”
Lektore: znj. Rovena Beqiraj dhe z.Elion Shkodrani
Data: 11-12 maj 2017
Orari: 16:00- 20:00
Koncesionet dhe Partneriteti Publik Privat jane nje fushe e rendesishme ne politikat e zhvillimit ekonomik te nje vendi. Edhe pse legjislacioni eshte objekt ndryshimi ne sherbim te lehtesimit te procedurave dhe aplikimit te suksesshem eshte e rendesishme te krijohen parimet baze ne kete drejtim. Kuptimi i qarte i ketyre parimeve ben te mundur realizimin e suksesshme te ketyre projekteve me ndikim te larte ne ekonomine e nje vendi.
KUSH MUND TE PERFITOJE?
- Perfaqesues te biznesit
- Perfaqesues te zyrave te ligjore apo konsulence
- Perfaqesues te mediave (fusha ligjore-ekonomike)
- Perfaqesues te Administrates Publike (qendrore dhe lokale)
- Eksperte apo praktikante ne kete fushe
- Studente, etj.
OBJEKTIVI
Ky trajnim ka per baze prezantimin e legjislacionit mbi Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat, parimet baze kombetare dhe nderkombetare, terminologjia dhe kuptimi i Koncesionit dhe Partneritetit Publik Privat. Nepermjet ketij trajnimi do te behet e mundur paraqitja e procedurave nga fillimi dhe deri ne perfundimin e nje projekti apo kontrate koncesionare/partneritetit publik privat si dhe problematikat qe hasen ne aplikimin e nje kontrate te tille.
PROGRAMI
- Koncesionet dhe Partneriteti Publik Privat, legjislacioni
- Prezantim i manualit të ri mbi koncesionet dhe PPP;
- Mundësitë e biznesit privat për të përfituar nga projektet e PPP;
- Procedurat ligjore që ndiqen:
- Dokumentacioni i nevojshëm që duhet përgatitur:
- Dy raste konkrete si shembuj zbatues: propozimet e pakërkuara me iniciativë të biznesit privat dhe projektet e propozuara nga organet e administratës publike.
SEKTORËT EKONOMIKË NË TË CILËT MUND TË APLIKOHEN PROJEKTET E KONCESIONIT OSE PPP
Realizimi i punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve për sektorët e mëposhtme:
- transport (sistemin e hekurudhave, transportin hekurudhor, portet, aeroportet, rrugët, tunelet, urat, parkimin, transportin publik);
- prodhim dhe shpërndarje e energjisë elektrike dhe energjisë për ngrohje;
- prodhim dhe shpërndarje e ujit, trajtim, mbledhje, shpërndarje dhe menaxhim i ujërave të zeza, ujitje, drenazhim, pastrim i kanaleve dhe digave;
- menaxhim i mbeturinave, përfshirë mbledhjen, trajtimin, transferimin dhe depozitimin;
- telekomunikacion;
- shkencë dhe arsim;
- turizëm, argëtim dhe hoteleri;
- kulturë dhe sport;
- shëndetësi;
- shërbime sociale;
- burgje dhe infrastrukturë gjyqësore;
- rehabilitim i tokës dhe pyjeve;
- parqe industriale, miniera dhe infrastrukturë të ngjashme për mbështetjen e biznesit;
- strehim;
- godina të administratës publike, teknologji e informacionit dhe infrastrukturë e bazës së të dhënave;
- shpërndarje e gazit natyror;
- rehabilitim dhe zhvillim urban dhe suburban.
- ndriçimi publik në territorin e njësive administrative vendore
- bujqësi
- sektorë të tjerë
LEKTORË: Zj. Rovena Beqiraj dhe Z. Elion Shkodrani
Zj. Rovena Beqiraj, kryetare prane Agjencise se Trajtimit te Koncesioneve
eshte diplomuar ne Drejtesi. Ajo ka nje eksperience te madhe ne Administraten Publike, qe perfshin qeverisjen lokale/vendore dhe ate qendrore, legjislacionin dhe aktet administrative, ligjore dhe nenligjore. Zj. Beqiraj drejton qe prej 3 vitesh Agjencine e Trajtimit te Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat dhe ka dhene nje kontribut te madh ne orientimin e politikave dhe praktikave ne fushen e Partneritetit Publik Privat duke qene mbeshtetese ne lehtesimin e procedurave per Koncesionet/Partneritetin Publik Privat si dhe ne rritjen e rolit te biznesit. Ajo ka kryer nje sere trajnimesh mbi Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat si dhe ka marre pjese ne disa konferenca kombetare dhe nderkombetare ne kete fushe. Zj. Beqiraj eshte anetare e disa grupeve te punes apo komisioneve si eksperte e larte per Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat.
- Elion Shkodraniështë avokat i asociuar pranë Zyrës Avokatore Hoxha, Memi & Hoxha. Praktika profesionale e tij fokusohet në të drejtën tregtare dhe asistencën ndaj kompanive të biznesit, të drejtën administrative, koncesionet dhe partneritetet publik privat. Ai ka edhe një përvojë të konsoliduar në përfaqësimin e biznesit pranë gjykatave administrative apo civile përgjatë konflikteve gjyqësore. Shkodrani ka qenë i përfshirë në një numër të projekteve që lidhen me hartimin dhe harmonizimin me kuadrin ligjor të BE të legjislacionit shqiptar, duke këshilluar si institucionet ndërkombëtare ashtu edhe organet e qeverisë dhe të shtetit shqiptar. Ai aktualisht është pjesë e grupit të punës përgjegjës për përgatitjen e Kodit Hekurudhor dhe zbatimin e akteve nënligjore, hartimit të Ligjit për Menaxhimin e Zonës Bregdetare, hartimin e akteve nënligjore për zbatimin e Ligjit për Investimet Strategjike. Av. Shkodrani është bashkautor i Manualit për Koncesionet dhe PPP dhe i raportit të Bankës Botërore Benchmarking Public-Private Partnerships Procurement. Është autor i disa artikujve në lidhje me legjislacionin dhe problematikat e biznesit si dhe është partner lokal i Bankës Botërore për projektin Doing Business.
PAGESA:
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 50 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit.
Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.
Për tu regjistruar plotësoni formularin e aplikimit përpara datës 9 maj 2017 ne adresen e meposhtme:
Znj.Ornela Sulce / Kordinatore Trajnimesh
Tel: + 355 (0) 45 800 934
Cel: + 355 (0) 69 554 2443
E-mail: ornela_sulce@cci.al