Trajnim “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, 14-15 Shtator

Trajnim “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, 14-15 Shtator

Trajnim “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, 14-15 Shtator

  1. Objektivi

Zbatimi i fiskalizimit (mënyrës së faturimit ) në veprimtaritë ekonomike të ushtruara në Republikën e Shqipërisë, konkretizuar me shembuj konkretë.

  1. Përshkrimi i Programit

 

  • Ky program trajnimi përmban informacion të detajuar në lidhje me procesin e Fiskalizimit, hapat dhe procedurën që duhet të ndjekin tatimpaguesit të cilët kanë detyrim lëshimin e Faturës.
  • Do të bazohemi në kërkesat dhe problematikat e subjekteve
  • Si pritet një faturë në kuadër të Fiskalizimit, në të gjitha rastet që ka parashikuar ligji?
  • Si pritet autofatura në momentin që importohen mallra jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë?
  • Kur dhe si pritet autongarkesa (rivers Change)
  • Si pritet autofatura në ndërtim?
  • Si pritet Fatura nga Shoqëritë e Transportit të mallrave?
  • Si pritet Fatura për regjimet e veçanta të TVSH?

 

  1. Kush janë përfituesit

 

  • Tatimpaguesit që në bazë të Ligjit, kanë detyrim për të lëshuar fatura:

Personat juridikë dhe fizikë që janë tatimpagues të tatimit mbi fitimin, ne përputhje me ligjin “Për tatimin mbi te ardhurat”

Personat juridike dhe fizike të cilët janë tatimpagues të tatimit të thjeshtuar të fitimit për bizneset e vogla, në përputhje me ligjin “Për sistemin e taksave vendore”

Persona juridike dhe fizike, pavarësisht nga forma e tyre organizative, përfshire OJF, njësitë e zbatimit të projektit, organet publike qendrore dhe lokale, organizatat politike dhe organet e tjera të ngjashme, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike në përputhje me ligjin  “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në RSH”

Çdo person juridik ose fizik, rezident ose jorezident, pavarësisht nga forma organizative, kur i dorëzon mallra ose shërbime organeve publike

Personat juridikë dhe fizikë jo rezidentë që i nënshtrohen tatimeve në RSH, vetë ose përmes një përfaqësuesi tatimor

 

  1. Metodologjia
  • Shembuj, pyetje përgjigje te mbledhura gjate konsultimit publik për projektligjin dhe bazuar ne përvojën e vendeve te tjera qe tashme kane një sistem te ngjashëm fiskalizimi
  • Detaje dhe shembuj te rinj pas dakortësimit të udhëzimeve për ligjin e ri.
  • Pasqyrim në sistem me shembuj konkrete sipas nevojave të biznesit

 

  1. Trajnuesi

Rozana  Çelmeta, aktualisht Drejtoreshë në  Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve,  ndërkohë është pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve prej Qershor 2007.

Një ndër ekspertet më të mira  në fushën e Fiskalizimit dhe Trajnuese dhe Konsulente në shumë kompani dhe Institucione brenda dhe jashtë Tiranës.

Për periudhën 1996 – 2008 ka ushtruar profesionin si administratore e 2 subjekteve private.

Trajnere (QTATD)  për Shërbimin për Tatimpaguesit, Ligji i procedurave Tatimore, Manuali i Shërbimit për Tatimpaguesit, ndryshimet ligjore sipas Paketave fiskale

Shkëmbim eksperience pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Financave Publike, France, dhe në vende të tjera ndërkombëtare

 

  1. Kohëzgjatja

 

Data 14-15 Shtator

Ora: 16:00-19:00

Info (Për ata të cilët nuk kanë mundësi në këto orare, mund ta organizojmë dhe gjatë ditës)

Trajnimi do të zhvillohet tek Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.

Në varësi të kërkesave tuaja, Trajnimi do të organizohet paralelisht dhe online,

 

Programi mbi Trajnimin e Fiskalizimit

 

Formular Aplikimi TVSH Fiskalizim

 

 

Ajsela TELI

Drejtuese e Trajnimeve

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tirane

Rruga e Kavajës, Bld 2/2

1001 Tirana, Albania

Tel: +355 (0) 45 800 934 | Cel: +355 69 9712964

E-mail: ajsela_teli@cci.al| Web: www.cci.al

 

 

 

Share this post